16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dorëheqjet në AKI, shqetësuese

Më të lexuarat

Inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Agron Selimaj, ka raportuar të mërkurën para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së. Temë e diskutimit ishin dorëheqjet e fundit të zyrtarëve të Agjencisë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, i ka quajtur shqetësuese dorëheqjet e zyrtarëve të AKI-së. “Janë shqetësuese dorëheqjet e disa zyrtarëve të AKI-së. Ju them me bindje të plotë se agjencia si institucion tepër i rëndësishëm nuk do të bëhet agjenci e dostave të askujt. Kemi një shtet tepër të dobët me disa njerëz tepër të fuqishëm. Ne do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë një shtet të fuqishëm me ne si punëtorë jo shumë të fuqishëm”, ka thënë Krasniqi.
Por nënkryetari i këtij komisioni, Fadil Demaku, nuk është pajtuar me këtë konstatim, duke thënë se për një deklaratë të tillë duhet pasur fakte, të cilat duhen prezantuar në mënyrë të qartë e jo vetëm të thuhen para medieve. Ai ka thënë se tri dorëheqjet e fundit janë për arsye personale. “Përveç në rastet kur për shkaqe shëndetësore janë të kuptueshme, si në rastin e fundit që na u prezantua, në rastet e tjera, nëse ka arsye personale, mund të vijnë në shprehje çështjet të cilat i thoni ju. Nuk është punë e lehtë, ka sfida, ka vështirësi, përgjegjësi, pastaj njerëzit vendosin”, ka deklaruar Demaku.
Anëtari i këtij komisioni nga AAK-ja, Burim Ramadani, ka thënë se AKI-ja po hyn në një fazë tjetër të konsolidimit të fuqishëm dhe mund të ketë persona që nuk mund ta bartin barrën. “Në fakt, ajo çfarë kërkohet nga zyrtarët e AKI-së, kërkohet me ligj dhe vetëm me ligj. Deri më tani ka pasur mirëkuptim për mangësitë që i kanë pasur AKI-ja dhe Komisioni ka pasur mirëkuptim se AKI-ja nuk po është aq e fuqishme dhe pas kësaj periudhe definitivisht Kosova ka hyrë në periudhën apo në fazën tjetër që nuk është më një agjenci bebe, por duhet definitivisht të avancohet”, ka thënë Ramadani. E lidhur me deklaratat e Krasniqit, se agjencia nuk mund të jetë institucion i “dostave” (miqve), Ramadani konsideron se kjo është më tepër për fushatë elektorale.
(RTK)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit