11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Donald Trump gënjeshtari më i madh për këtë vit

Më të lexuarat

‘Politifacts’ faqja që i verifikon faktet e dhëna në deklaratat e politikanëve, ka ndarë çmimin ‘Gënjeshtra e vitit’, të cilën e fitoi me plotë meritë Trump.

Deklarata e Trump, ajo e 21 nëntorit, e cila u dha gjatë një takimi në Albama: Se mijëra myslimanë amerikanë kanë ngritur dolli e kanë festuar në NJU-XHersi, me rastin e rrëzimit të Kullave Binjake me 11 shtator 2001.

‘…Kur Qendra Botërore e Tregëtisë u shemb përdhe. Pashë se në Xhersi mijëra njerëz ishin duke ngritur dolli ndërsa kullat rrëzoheshin. Mijëra vetë po festonin’, tha Trump.

Prezantuesi i ABC NEWS, e pyeti në lidhje me këtë dhe Trump nuk hezitoi ta konfirmonte e forconte deklaratën e tij. Ai i përmendi edhe myslimanët, si njerëz që kanë ngritur dolli dhe kanë festuar me çka ka bërë që ‘Politifacts’ të hulumtonte me përkushtim në drejtim të verifikimit të kronikave e medieve në lidhje me çështjen. Në të vërtetë, asgjë e besueshme nuk u gjend në këtë drejtim. Trump-i doli gënjeshtar. Sarah Palin, Barack Obama e Mitt Romney, janë laureatë të këtij çmimi, po ashtu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit