7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Donald Trump do të shpallë gjendje emergjente kombëtare për të shpejtuar reagimin ndaj coronavirusit

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të deklarojë një emergjencë kombëtare të premten pas shpërthimit të coronavirusit.

Trump është nën presion në rritje për të vepruar njëjtë si kryebashkiakët në qytete të ndryshme që kanë mbyllur shkollat dhe anulimin e ngjarjeve publike.

Presidenti tha se ai do të zhvillojë një konferencë shtypi pasdite në Uashington.

Demokratët e Senatit i kanë kërkuar Trump të shpallë gjendjen emergjente kombëtare.

Një deklaratë emergjente do t’i lejonte një shteti të kërkojë një ndarje të kostos federale prej 75% për shpenzimet që përfshijnë punëtorët e urgjencës, testet mjekësore, furnizimet mjekësore, vaksinimet, sigurinë për objektet mjekësore, dhe më shumë, sipas një letre që Demokratët i dërguan presidentin në fillim të kësaj jave.

Vetëm disa deklarata emergjente për kërcënime të shëndetit publik janë bërë që nga vitet 1960, dhe vetëm dy kanë shënjestruar shpërthime të sëmundjeve, kur presidenti Bill Klinton në vitin 2000 deklaroi gjendje emergjente në New York dhe New Jersey si përgjigje ndaj Virusit të Nilit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit