7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Don Lush Gjergji u kërkoi shqiptarëve që në emër të Skënderbeut të kthehen në katolik

Më të lexuarat

Prifti katolik kosovar Don Lush Gjergji, në fjalimin që ka mbajtur u ka kujtuar kosovarëve që organizuan këtë konferencë, që ata duhet të konvertohen në katolikë.

Prifti Don Lush Gjergji, pa iu dridhur syri i ka apeluar drejtorit të institutit te historise se Prishtines, Sabit Syla. Ministrit të Arsimit të Kosovës, Shyqyri Bytyci, Jahja Llukës dhe myslimanëve të tjerë kosovarë që ishin në këtë anti-konferencë që nëse e duan Skënderbeun ata duhet të kthehen në fenë e princit serb që shqipot kanë hero: Krishtërimin.

Don Lushi tha ndër të tjera:

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve ilire dhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetës historike. Kthimi te burimi është porosi dhe testament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq të ndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtet duam.”

Don Lushi i cili ndryshe nga kleri katolik nëpër botë – që sot qendron i akuzuar dhe turpëruar për pedofili – me kokën lart mori pjesë në këtë tubim i cili pretendonte të ishte shkencor.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit