“Don Lush edhe pas konvertimit nuk na binde!”

0
7162

Natën e mbrëmshme u bë shumë mediale konvertimi i një vajze në festën e Pashkëve, ceremoni që RTK e jepte në kohë reale. Pas kësaj, përveç që tingëllojë si një propagandë, shumë njerëz ishin kritik për këtë gjest në rrjetet sociale. P
Profesori i Universitetit të Prishtinës Halil Ibrahimi, njëherësh edhe përcjellës edhe i aktualitetit ka shkruar një postim në Facebook duke kritikuar veprimin e mbrëmshëm. Ai ka shkruar: “Ka disa vite qysh se Kisha Katolike e Kosoves e keqperdore hapesiren publike ne televizionet kombetare per me e sforcu idene se shqiptaret muslimane qenkan duke u konvertu ne katolike masovikisht. Lush Gjergji dikur perpelitej per konvertim kulturor te muslimaneve shqiptare, kurse tash kane kalu ne nje faze tjeter dhe e sforcojne kamxhikun e konvertimit fetar. A duheni patjeter me na tregu per festen e Pashkeve, bash rastesisht kur miliona shiqptare ju shohin drejtpersedrejti ne tv, se Arbenita Ahmeti qenka konvertu ne katolike? Kush merzitet per Arbenita Ahmetin ne fund te fundit, apo kush eshte ajo? Cdo kund ne boten normale, Pashket dhe Kershendellat jane kohe festash, jo kohe pagezimesh. Pagezimet jane private dhe behen kurdo here tjeter sikurse behen edhe qindra konvertime te tjera te shqiptareve te krishtere ne muslimane. Mos luani me te drejten kushtetuese per liri fetare. Mos e keqperdorni hapesiren publike per veprime fariseike.
Sido qe te jete, nuk na keni binde!”/KOHAISLAME

Screenshot_12