12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Domatet Luftojnë Shumë Sëmundje Dhe Janë Më Të Fuqishme Të Gatuara

Më të lexuarat

Të ngrënit e shumtë të domateve dhe të produkteve të tyre është e lidhur me forcimin e shëndetit dhe me zvogëlimin e rrezikut për gjendjet siç janë kanceri, osteoporoza (brishtësia e kockave) dhe të sëmundjeve kardiovaskulare të gjitha këto duke u mbështetur në hulumtimet e bëra.Për më tepër gatimi dhe përpunimi i domateve rritë potencën (fuqinë) e lykopenit një përbërës që lufton sëmundjet.


Hulumtuesit kanë gjetur se domatet janë burimi më i madh i lykopenit dietetik; një antioksidantë i fuqishëm që ndryshe nga përbërësit e shumë pemëve dhe perimeve, ka një biodisponueshmëri (pranueshmëri të përbërësit në gjak) më të madhe pas gatimit dhe përpunimit.Ata gjetën një lidhshmëri ndërmjet konsumimit të domateve dhe rrezikut të ulur për disa kancer si dhe disa gjendjeve të tjera, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, osteoporozën, dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga rrezet ultraviolete, dhe disfunksionit kognitiv (të menduarit).Domatet janë të pranishme kudo, dhe janë të pranishme në disa forma:
‘’Zhvillimi kohë gjatë dhe përparimi i shkencës rreth domateve dhe produkteve të tyre mundë të jetë një strategji e thjeshtë dhe efektive për të ndihmuar individët në rritjen e konsumimit të perimeve, që shpie në përmirësimin e modeleve të përgjithshme të ushqyerit, dhe përfundimisht në një shëndet më të mirë.’’ – thonë autorët.

‘’Domatet janë ndër perimet më të rëndësishme pa-niseshte (që përmbajnë shumë pak sheqer) në dietën Amerikane. Hulumtimi nënvizon marrëdhënien ndërmjet konsumimit të domateve dhe rrezikut të ulur të kancerit, sëmundjeve të zemrës, dhe gjendjeve të tjera,’’- konkludojnë autorët.

‘’Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se preferohet konsumimi i domateve për shkak të dobive ushqimore dhe për faktin se një gjë e tillë mundë të jetë një strategji e thjeshtë dhe efektive për të rritur konsumin e përgjithshëm të perimeve.’’

Lykopeni është një ndër karitenoidët më të shpeshtë në trupin e njeriut dhe njëri ndër karitenoidët më të fuqishëm antioksidues. Përveç në domate, është gjetur edhe në pemë të tjera të kuqe si shalqiri, papaja, grejpfruti i trëndafiltë dhe gujava e trëndafiltë.

Studimet e tjera kanë treguar se leukopeni zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës dhe gjithashtu ka veçori kardioprotektive (mbrojtëse ndaj zemrës), antimutagjen (kundër çrregullimeve gjenetike), antikarnceroze dhe antinflamatore (kundër ndezjeve).

Lykopeni është i patretshëm në ujë dhe është i lidhur fortë për fibrat e pemëve dhe perimeve, prandaj edhe biodisponueshmëria e leukopenit rritet nga përpunimi i tyre.

Prandaj prodhimet si lëngu i domateve, supa, salca dhe keqapi (preferohet i përgatitur në shtëpi), mundësojnë koncentriket më të larta të biodisponueshmërisë së lykopenit.

Detajet e dokumentit të hulumtimit:

B. B. Freeman, K. Reimers. Tomato Consumption and Health: Emerging Benefits. American Journal of Lifestyle medicine, 2010.

Thotë Allahu:
”Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese 24-32)
”… hani dhe pini e mos e teproni…” (El-A’raf 31)/sinqeriteti/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit