1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Doli nga shtypi libri, “Njihe Zotin tënd”.

Më të lexuarat

Doli nga shtypi libri, me të cilin jam kënaqur gjatë përkthimit dhe atë ia garantoj çdo lexuesi.
“Njihe Zotin tënd”, nëpërmjet këtij libri do të njohësh Atë që të krijoi, të udhëzoi dhe që u përkujdes për ty duke të dhuruar gjithë çfarë ke nevojë. Kjo të ngjallë një dashuri të papërshkruar por edhe një drojë për faktin se sa jam i denjë dhe i përgatitur për këtë njoftim. Ndonëse nuk është libri i parë me këtë tematikë, ai do të jetë libri i parë që do ta trajtojë këtë tematikë me një metodë tërheqëse, të lehtë, të këndshme, të saktë dhe me melodi kënaqësie; metodë e cila do të të sforcojë për ta lexuar me një frymë. Pastaj, saherë që ndien largimin nga Zoti, të siguroj se do ta marrësh këtë libër për ta rikthyer frymëmarrjen imanore.
Dr. Aid el-Karni, me fjalët e forta, me shembujt fantastikë nga galaktika, me krahasimet nga bota bimore e shtazore, me faktet historike dhe me kujtimet personale arrin që lexuesin ta lë pa frymë që në fund t’i dhurojë ajkën e mundit të tij në këtë libër: njohjen me Zotin e Madhërishëm.
Ky libër i thërret në rend të parë zemrës, e pastaj edhe logjikës së shëndoshë, së këndejmi, ai nuk mbetet një libër që preferoj ta lexojnë vetëm muslimanët e përkushtuar por edhe çdo shqipfolës që dëshiron lumturinë e brendshme, e cila është bërthama e kënaqësisë së jashtme.
Librin do ta gjeni në Panairin e Prishtinës (6-10 Qershor) dhe së shpejti edhe nëpër librari dhe qendrat islamike nëpër Evropë.
Allahu e shpërbleftë ekipin e SHB NuN, në krye me hoxhën Rafet Zaimi për botimin e librit në një pamje dhe format aq të bukur!

  • Hoxhë Omer Berisha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit