20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dokumenti: Qeveria nuk kërkoi shkarkimin e imamit Kalaja, por i tërhoqi vëmendjen që raste të tilla mos përsëriten. Reagon ashpër Komuniteti Mysliman

Më të lexuarat

Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajmi se Komiteti Shtetëror për Kultet iu ka kërkuar zyrtarisht me anë të një letre, shkarkimin e Ahmed Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.
Sipas lajm kjo kërkesë erdhi si pasojë e një video-je ku Ahmed Kalaja ironizonte përfaqësuesit e klerit ortodoks.
Mirëpo dokumenti i mëposhtëm vërteton se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës. Por vetëm kaq, pra nuk bëhet fjalë për shkarkim.
Reagimi i ashpër Komunitetit Mysliman ndaj hoxhë Ahmed Kalasë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare.
“Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e Komunitetit Mysliman me synim që raste të tilla të mos përsëriten.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite” – thuhet në reagimin e KMSH-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit