10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dokumenti befasues: Ish-kancelari Helmut Kohl ka dhuruar para për veteranët nazistë të skuadrave SS

Më të lexuarat

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, njihet si burrë shteti në Gjermani. Kohl ndërroi jetë në qershorin e vitit të kaluar. Ai ka mbajtur postin e kancelarit në vitet 1982 – 1998 dhe ka drejtuar kristiandemokratët e CDU-së (partia që sot drejtohet nga Angela Merkel) për 15 vite me radhë. Por disa dokumente të zbuluara kohët e fundit, të cilave u referohet “Der Spiegel”, hedhin hije mbi figurën e tij në fillesat e karrierës politike.

Në rininë e tij, Helmut Kohl rezulton se ka dhuruar shuma parash për një organizatë lobuese që ndihmonte kriminelët nazistë të burgosur.

Sipas raportimit, dokumentet tregojnë se vetë Kohl është shprehur se kishte dhuruar 200 marka gjermane për HIAG (Shoqata për Ndihmën e Përbashkët të ish-pjesëtarëve të SS). Shoqatës HIAG në vitin 1962 iu dha emri i Paul Hausser, kolonel i përgjithshëm i trupave naziste SS, organizata ushtarake fashiste që vrau rreth 6 milionë hebrej gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Siç raportohet edhe nga “Der Spiegel”, njësitë Hausser njihen si të përfshira në krimet e luftës. Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, vetë Housser loboi për pensione për bashkëpunëtorët e tij dhe ndihmoi në fshehjen e krimeve naziste.

Megjithatë, siç vë në dukje “Der Spiegel”, Kohl besonte se Hausser ishte një njeri i mirë.

HIAG u themelua nga ish-pjesëtarë të rangut të lartë të njësive SS, në Gjermaninë Perëndimore, në vitin 1951. Qëllimi kryesor i shoqatës ishte rehabilitimi i krahut të armatosur të Partisë Naziste pas Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit