9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dokumentari i plotë: “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit” (video)

Më të lexuarat

Me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë, (nëntor 1990 – nëntor 2015), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, kanë përgatitur dokumentarin premierë, “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.

Për herë të parë ekskluzivisht, në këtë dokumentar shfaqen pamje të rralla nga rihapja e Xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990; pamje të rihapjes së xhamisë së Et’hem Beut më 18 janar 1991; dokumente historike, intervista e dëshmi për njeriun, i cili pas 20 viteve burg gjatë regjimit komunist, u bë prijësi dhe pishtari i lirisë së besimit.

dokumentar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit