10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dokumentari i plotë “50 vjet nga ndalimi i fesë në Shqipëri”

Më të lexuarat

Dokumentari është një material i përbërë nga pjesë të propagandës komuniste, nga disa dokumentarë të viteve 1967 dhe 1974, të siguruara nga Ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Pamjet fillojnë me një propagandë indirekte të vitit 1945, menjëherë me instalimin e regjimit komunist, e më pas shfrytëzimin e klerit për gjoja konferenca paqeje, e duke vazhduar me vitin 1967 me dokumentarin “Në flakët e revolucionit”, atë të 1974, pjesë nga intervista të disa dokumentarëve të KMSH-së, si “Triumfi i besimit” dhe “H. Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”, si dhe janë përfshirë pamjet e rralla të rihapjes së xhamive të Pumbit në Shkodër dhe asaj të Et’hem beut në Tiranë në vitet 1990-91.

Pamjet dhe filmimet e zgjedhura nuk kanë nevojë për komente, sepse ato flasin vetë me origjinalitetin e tyre. Ato tregojnë se edhe pse një shtet i tërë përdori të githa mekanizmat e tij për ta zhdukur dhe çrrënjosur fenë dhe institucionet e saj fizikisht, ai nuk mundi dot të zdukte besimin nga zemrat e njerëzve, gjë që e tregojnë edhe pamjet e triumfit të besimit të dhjetëra mijëra njerëzve, që hapen portat e atyre pak objekteve të kultit që kishin mbetur në këmbë në vitin 1990.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit