7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Dobitë e konsumimit të kastravecit në mëngjes dhe mbrëmje

Më të lexuarat

Të dhëna të rëndësishme nga farmacisti Muhamed Enes El-Mulekij

A e keni menduar ndonjëherë se një ushqim i vetëm mund t’ju përmbushë juve nevojat e përditshme me vitamina dhe minerale, t’ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve shtëpiake? Po ju japim të dhënat si më poshtë:

Vetëm një kastravec përmban vitaminat B1, B2, B3, B5, B6, Acidin folik, vitaminën C, Kalcium, Hekur, Magnezium, Fosfor, Potasium dhe Zink.

– A ndjeni lodhje në periudhën pas dreke? Mos pini kafe dhe pijet me gaz të cilat përmbajnë kafeinë, por konsumoni kastravecin me qëllim që të ndiheni përsëri aktiv. Kastraveci është një burim i mirë vitaminash B dhe karbohidratesh, ai mund t’ju rikthej juve një rigjallërim të shpejtë që zgjat disa orë.

– A jeni lodhur për shkak të fërkimit të pasqyrës së banjos e cila vishet nga avulli i ujit të ngrohtë pasi keni bërë dush?

Fërkoni pasqyrën me një shtresë të kastravecit, do të shikoni se ai e pengon veshjen e saj me avull, dhe lëshon një aromë qetësuese e cila të bën të ndihesh sikur jeni në një vend pushimi klimaterik.

– Dëshironi të largoni dhimbjet e forta të kokës? Konsumoni disa feta kastraveci përpara se të shkoni për të fjetur, do të shikosh do të zgjohesh i gjallëruar, aktiv pa asnjë gjurmë të dhimbjeve të kokës. Kastraveci përmban sheqer dhe vitamina të mjaftueshme për të rifurnizuar organizmin me një sërë elementësh bazë të të ushqyerit, të cilat e reduktojnë ose i kufizojnë dhimbjet e kokës.

– Menteshat e derës shkaktojnë kërcitje shqetësuese? Merrni një fetë kastraveci dhe fërkojini me të menteshet e derës, do të shikoni se zhurma do të largohet.

– A ndieni kriza të menjëhershme? Preni disa feta kastraveci dhe vendosini ato në një enë me ujë të zier, do të shikonin një reaksion të elementëve kimik dhe ushqyes të tij, me ujin e zier, që shoqërohet me çlirim avujsh. Avulli që çlirohet nga ky reaksion ka veti qetësuese. Kjo recetë është e dobishme, veçanërisht për nënat e reja dhe studentët përpara provimeve përfundimtare.

– Pasi keni përfunduar një drekë të pasur me yndyrna, ose keni ngrënë qepë ose hurdhër, dhe, për të larguar aromën e keqe të gojës, nuk keni çamçakës ose karamele me aromë menteje, çfarë duhet të bëni? Atëherë, merrni një fetë kastraveci dhe me ndihmën e gjuhës mbajeni në pjesën e sipërme (qiellza) të gojës rreth 30 sekonda, me qëllim që të largohet aroma e keqe nga goja. Elementët kimik të kastravecit i vrasin mirkrobet e këqija të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e aromës së keqe në gojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit