14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Disa dobi të kikirikut

Më të lexuarat

Kikiriku zë një vend të rëndësishëm në jetën tonë duke filluar që nga kikirikët me kripë të konsumuar për qejf deri tek vaji i kikirikut, kremi etj. Ai është edhe i shijshëm por edhe një depozitë e shëndetshme…

Kikiriku të jep energji dhe forcë. Mundëson forcimin e muskujve dhe kockave. Rrit fuqinë seksuale. Heq lodhjen mendore dhe fizike. Lehtëson mësimin, është i dobishëm për shëndetin e zemrës. Minimizon rrezikun e sëmundjeve të enëve të gjakut duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Të mbron ndaj kancerit të gjirit, prostatit dhe zorrës së trashë. Stabilizon sistemin imunitar. Ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak dhe këshillohet për diabetikët.

Vaji i kikirikut shëron kapsllëkun. Minimizon shqetësime si gastriti, djegien e stomakut . Nëse konsumohet me mjaltë të jep forcë dhe energji. Pastron veshkat nga gurët apo rëra. 10 gr në ditë kikirik i shtypur dhe i përzier me mjaltë është i dobishëm për të paralizuarit. Lëngu i gjethes së kikirikut është i dobishëm në shërimin e plagëve. Po si duhet përdorur ky burim energjie? Kikiriku mund të konsumohet ashtu siç është ose t’u hidhet sipër ëmbëlsirave. Krahas kësaj mund të përdorni edhe vajin e kikirikut. Kikiriku do të ishte edhe më i dobishëm nëse do të konsumohej me shtresën që e mbështjell./gazetastart/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit