6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Do të konsiderohem tradhëtar nëse hesht…”

Më të lexuarat

Mëngjesin e sotëm po lexoja dëshminë e dijetarit dhe mendimtarit të shquar egjiptian, Shejkh Muhammed El-Gazali përpara gjykatës, me rastin e ndalimit dhe sekuestrimit të librit të tij me titull: “Lufta e fesë”, (Kajro, 1957).

Thotë: “Dola para gjyqtarit, që ishte një burrë i sinqertë, guximtar. Më tha: Ti je autori i këtij libri, “Lufta e fesë”? Pohova. Tha: A nuk të duket se në të ka ca kapituj dhe studime provokuese?

Ia ktheva: Rëndësi ka të bindet gjykata për vërtetësinë e asaj që është thënë. E nëse ajo që kam shkruar është e vërtetë, s’ka pse të qortohem për të.

Tha: Mund të jetë e vërtetë, por jo çdo gjë që dihet, thuhet! Ndoshta, ajo që ke përmendur mund të trazojë shpirtra, ndërkohë ne kemi nevojë për qetësi.

Thashë: Kam rreshtuar emrat e xhamive të shembura vetëm në Kajro, me qëllim ndalimin e këtij shkatërrimi të qëllimshëm të shtëpive të All-llahut. Njëkohësisht, kam përmendur se vetëm në Egjiptin e ri ka 34 kisha dhe 7 xhami, vetëm kaq, edhe pse përqindja e muslimanëve është e madhe, ndërsa koptët janë më pak se 10%. Këto të dhëna i kam marrë nga Bashkia e Kajros, për vitin 1957.

Gjyqtari tha: Nuk kam çfarë të kundërshtoj për numrat, por mënyra e prezantimit nxit kundërshtime…

I thashë: Zotëria im, mund të ndodhë që një qytetar duke ecur rrugës, të shohë një hajdut që po mësyn derën e një dyqani, për ta thyer e vjedhur më pas. Mund të thojë me vete: Nëse e pengoj, ai mund të më godasë… Dhe kështu e neglizhon dhe vazhdon rrugën e tij.

Ky frikacak, edhe mund të justifikohet. Por, çfarë mendimi keni nëse ai që largohet nga vendngjarja është një polic?! Ai konsiderohet tradhëtar, sepse detyra e tij është të ruajë rendin!

Gjyqtari tha: Shumë e vërtetë!

Ia ktheva: Edhe unë, në postin zyrtar që kam, jam mbrojtës i besimit; do të konsiderohem tradhëtar nëse hesht para shkatërrimit të xhamive, a dominimit mbi to!”

Muhamed Sytari Shkoder

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit