10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Do të habiteni kur ta kuptoni se në këtë shtet evropian jetojnë më së shumti myslimanë

Më të lexuarat

A e dini në cilën shtet evropian jetojnë 16 milionë myslimanë?

Jo, nuk është Franca, aty ka 5 milionë myslimanë, në Gjermani 4 milionë, kurse në Mbretërinë e Bashkuar 3 milionë myslimanë.

Vendi evropian me më shumë myslimanë është Rusia, natyrisht, nëse e përjashtojmë Turqinë, pjesa më e madhe e së cilës gjithsesi i përket gjeografikisht Azisë.

A e dini se cili qytet evropian është shtëpi për 1.5 deri në 2 milionë banorë myslimanë, dhe sipas informatave jozyrtare, edhe 2 milion të tjerë myslimanë emigrantë?
Sigurisht, Moska, ku myslimanët me numër janë më shumë sesa në Paris (1.5 milion myslimanë) dhe në Londër (një milion myslimanë), përsëri nëse përjashtohet Stambolli.
A e dini se në cilën vend evropian ka 8.000 xhami?

Nëse keni thënë Rusia e keni gjetur.
Të gjitha këto të dhëna i ka publikuar aktivisti çek për të drejtat e njeriut Juraj Mesík, i cili me atë rast ka shtruar pyetjen:
“Pse në BE frikësohen nga myslimanët, pjesëmarrja e të cilëve në popullsinë e përgjithshme është 3.8 për qind, ndërsa në Rusi përbëjnë 12-15 për qind të popullsisë? Paradoksalisht, edhe disa ekstremistë nga Rusia i frikësojnë evropianët nga Islami.”
Mesíku të gjitha këto teza i ka publikuar nën dritën e islamofobisë e cila sundon në Sllovaki, dhe ka përkujtuar se para më pak se dy vjet, në Moskë u hap një xhami për 10.000 adhurues – dy herë më shumë se që mund të merr Katedralja e Elizabetes së Shenjtë në Koshice, faltorja më e madhe katolike në Sllovaki.

Mesíku shkruan se Moska është metropoli me numrin më të madh të myslimanëve, por rajoni i Moskës nuk është më i populluari me myslimanë në Rusi.
Në Çeçeni, Ingusheti dhe Dagestan në Kaukazin e Veriut, si dhe në brigjet e Detit Kaspik, muslimanët përbëjnë 90 % ose më shumë të popullsisë. Në Tatarstan dhe Bashkoristan, përqindja e muslimanëve në popullsinë e përgjithshme tejkalon 50 përqind.
Atëherë, kush ka nevojë për një fushatë histerike “kundër islamizimit të Sllovakisë?”, bën pyetje Juraj Mesík në tekstin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit