10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Djemtë u bënë muslimanë, s’punojnë me hashash. U bë fshati me vila, kurse ne…”

Më të lexuarat

Ky është një rrëfim që tregon ndershmërinë e muslimanit. Janë ca vllezër që megjthë varfërinë e tyre, ata kanë vendosur të jenë besimtar të mirë edhe pse kanë mundësi të fitojnë në mënyrë haram sikur fshati i tyre. Islami e ruan shoqërinë nga devijimi dhe dukuritë devijante.

“Sikur ardhke pak si era hashash, moj nënë!” – i kishte thënë pacientes gjashtëdhjetë e kusur vjeç kirurgu, një miku im i vjetër.

“Epo ç’të bëj nëna, aty punoj”, – ia kish kthyer ajo e shkreta teksa bëhej gati të hynte në sallën e operacionit.

Vinte nga fshatrat e Mallakastrës dhe nga qëndrimi i gjatë në këmbë, kishte ca probleme që kishin nevojë për ndërhyrje. Me hashashin nuk u habit njeri, por vazhduan muhabetin, ca për të shtyrë kohën e ca për të shuar kureshtjen.

– “Po mirë, moj nëna, po s’ke fëmijë ti që punon vetë?”

– “Eh, të keqen nëna, ku të dëgjon fëmija sot. Është bërë gjithë fshati bukuri, me shtëpia dy e trekatëshe. Nga 25 mijë lekë për kokë marrin në ditë. Vetëm ne kemi mbetur si në kohën e Enverit, se tre çunat e nënës janë bërë myslimanë.”

– “Po pse, ti nëna nuk je myslimane?”

– “Myslimane, myslimane është nëna, por pa mjekër”.

***

Më bëri përshtypje historia e nënës paciente që punonte në parcelat e hashashit e që ankohej se djemtë e vet, në vend që të punonin bashkë me të për 25 mijë lekë dita, kishin zgjedhur rrugën e varfër të të qenit besimtarë të mirë.

Po ia tregoja këtë histori një mikeshës sime infermiere.

“E shkreta!”, ia bëri ajo. “S’do ta ketë zënë narkoza”.

Epo kjo as që më shkoi ndër mend, por do ta pyes atë kirurgun sapo të shoh, se më mbeti mendja e po më ardhka shumë keq.

“Nuk i zë narkoza,- më shpjegon infermierja, – të gjithë këta që marrin hashash dhe drogëra të tjera. Ama, është e mire. Një doktori ynë s’la vend pa kërkuar e s’po gjen ca. I vuan i ati me kancer e s’po i bën derman morfina. Do thuash ti këtu ka plot. Ka, ka, por ai e do nga ajo e mira, po ku ke besë këtu. Ta shesin për të mirë e kushedi ç’të japin”.

Në fakt, ka të drejtë. Pikërisht kjo është një nga temat që diskutuan disa ekspertë evropianë për ca ditë me policinë tonë. Ata flisnin me terma shkencorë, por kuptova që edhe hashashi u matkërka me gradë si puna e rakisë. Ajo më e mira shkon me siguri në Spannabis, në panairin e përvitshëm të hashashit në Spanjë, po si i thonë një fjale “E lirë kripa në Durrës, por e ngre qiraja rrugës”.

Nuk e keni idenë e panairit të hashashit në Spanjë? Spannabis quhet. Për më shumë, një herë tjetër./Nga Luna Ruvina-Dritare.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit