9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Djaloshi që ia shpjegoi Google-së se çka është Xhihadi!

Më të lexuarat

Një djalosh ka marrë mundin për ti shpjeguar motorit kërkues më të madh teknologjik Google se çka nënkuptohet me fjalën Xhihad, ku nëse bëni kërkim në Google del se fjala xhihad nënkupton: “Përpjekja dhe lufta kundër armiqve të Islamit”.

Ja letra e djaloshit që i ka dërguar Googles për ti shpejguar konceptin e xhihadit:

Ju lus të korrigjoni përkufizimin tuaj dhe të ndaloni së demonizuar gjuhën arabe, po ashtu edhe fjalët e saja me karakter islam.

Përpjekja që një person investon që të jetë një mjek i mirë mund të definohet si xhihad/d.m.th. përpjekje.

Të luftosh kundër depresionit mund të përkufizohet xhihad.

Përpjekja për të edukuar gomarë si puna e juaj gjithashtu mund të përkufizohet si Xhihad.

Përse ju e përdorni definicionin “për të luftuar kundër armiqve të Islamit ?

Duke dhënë në këtë mënyrë shembuj me natyrë më negative, si p.sh.: shpallja e xhihadit kundër të pafeve?, apo edhe mund të jetë ” shpallje e xhihadit kundër ngacmimeve/provokimeve?

A nuk mund të gjeni ndonjë shembuj tjetër dhe paqësor, pse vetëm “luftën” duhet mësuar botës?

Kjo është edhe arsyeja pse imazhi është aq i keq. Nëse një mysliman i shkretë do ta shqiptojë fjalën xhihadi në një mjedis jomysliman, do të mendohet se ai/ajo është duke folur për “luftimin e armiqve të Islamit”, kur mund ti ndodhe se ata ndoshta janë duke folur për përpjekjen e tyre si ta rezistojnë një pice apo ushqimi tjetër të këndshëm.

Përktheu:
Armend I. Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit