20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Djali i Aganit nuk është sulmuar me thikë

Më të lexuarat

Ditë më parë është sulmuar djali i Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, nga persona të panjohur.

I biri i ministrit, që është 19 vjeçar, atë natë ka vizituar Qendrën Emergjente, ku zyrtarët e saj konfirmojnë se ai kishte pasur lëndime të lehta dhe se ishte liruar menjëherë.

Ministri Agani, ka pohuar për “KosovaPress” se ky sulm nuk ka pasur qëllime politike dhe se, sipas tij, qëllimi i vetëm ka qenë plaçkitja e telefonit dhe partofolit.

Ministri thotë se plaçkitësit me vete kanë pasur armë të ftohtë (thikë), por se nuk e kanë sulmuar me të.

Rastin e konfirmon edhe Policia e Kosovës.

Nga zyra për informim për rajonin e Prishtinës thonë se kanë hapur rastin dhe se po e hetojnë, por që ende nuk kanë kapur ndonjë person të dyshimtë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit