Diyaneti i Turqisë ndihmon familjet shqiptare në nevojë

0
65

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet Vakfı), TDV, ka nisur në Shqipëri shpërndarjen e rreth 1000 pakove ushqimore me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë,  Murat Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij, znj. Ayşegül Erdal Yörük me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pakove me ushqime për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Tiranë, të siguruara nga Dijaneti-Vakëfi i Çështjeve Fetare të Turqisë.

Gjatë shpërndarjes së ndihmave për familjet që kanë anëtar me aftësi të kufizuara në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë, ishin të pranishëm edhe, përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Başkoordinatori i Zyrës së Atasheut të Çështjeve Fetare të Turqisë në Tiranë, Yasin Şengül, të deleguar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë për shpërndarjen e ndihmave, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori turk, Yörük, gjatë fjalës së tij përshëndetëse uroi të pranishmit për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ju uroj gëzuar muajin e madhërishëm të Ramazanit. Shpresoj të arrini sa më shumë Ramazanë të tjerë si ky. Ju uroj paqe dhe mirësi të gjithëve”, deklaroi ambasadori Yörük.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Shefqet Taku, në fjalën e tij falënderoi ambasadën turke, shoqatat dhe shtetin e Turqisë për ndihmat e ofruara.

Fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre kanë marrë pakot e ndihmave.

Vlen të përmendetse Vakëfi i Çështjeve Fetare të Turqisë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit 2018 do të shpërndajë rreth 1000 pako me ushqime për njerëzit në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Kjo nuk është hera e parë që Diyaneti turk shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë në Shqipëri. Fondacioni i këtij institucioni prej vitesh i ka qendruar pranë popullit vëlla shqiptarë me ndihma, veshmbathje, kurbane, iftare etj.

Ndihmat humanitare po shpërndahen në qytetet Tiranë, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Pukë.

 

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –