6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dita e Kolombit: tre gjëra që të gjithë mendojnë se zbuloi, por që nuk janë të vërteta

Më të lexuarat

Pothuajse të gjithë njerëzit mendojnë se Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën me anijet e tij, Niña, Pinta dhe Santa Maria e ndërsa kryente këtë zbulim, ai provoi edhe se Toka nuk është e sheshtë.

Gabim, shumë gabim, thonë historianët. Duke qenë se eksploratorit europian i është dedikuar edhe një ditë feste në Amerikë, shumë artikuj janë botuar këto ditë për të treguar disa nga të vërtetat e zbuluara më vonë për të. Edhe vende të tjera të botës kanë ditë pushimesh të emërtuara sipas emrit të Kolombit, por historianët ngrenë zërin që të paktën, disa të vërteta që janë shmangur nga librat, duhet të merren në konsideratë kur flitet për Kolombin e guximshëm, por edhe brutal.

Ai nuk dëshmoi se Toka është e rrumbullakët

Fëmijët e shkollave prej kohësh mësojnë se Kolombi e nisi udhëtimin në vitin 1492 për të gjetur rrugë të reja drejt Indive Lindore, e kur kjo ndodhi ekzistonte frika se ai do të rrëzohej nga cepi i tokës për shkak se njerëzit e asaj kohe mendonin se planeti ishte i sheshtë. E pavërtetë. Që në shekullin e gjashtë Pitagora – e më pas edhe Aristoteli dhe Euklidi – shkruan se Toka është sferë dhe historianët thonë se nuk ka dyshim se Kolombi i arsimuar e dinte shumë mirë se toka ishte e rrumbullakët. Kolombi në fakt zotëronte një kopje të “Gjeografisë” së Ptolemeut, shkruar në kulmin e perandorisë Romake, 1300 vjet përpara se ai të nisej për udhëtim. Disa libra të publikuar në Europës midis viteve 1200 dhe 1500 debatonin për formën e tokës, përfshirë edhe “Sfera” shkruar në fillim të viteve 1200, e që ishte i detyrueshëm për t’u lexuar në universitetet europiane në vitet 1300 dhe pas tyre. Pyetja e madhe për Kolombin, del se nuk ishte forma e Tokës por madhësia e oqeanit që ai planifikonte të kapërcente.

Niña, Pinta dhe Santa Maria

Emrat e anijeve të famshme me të cilat ai ndërmorri udhëtimin e vitit 1492 përmes oqeanit Atlantik, me gjasa nuk kishin vërtet emrat Niña, Pinta dhe Santa Maria. Santa Maria njihej në atë kohë si La Gallega, që donte të thoshte “Galiciania”. Nina tani besohet se është emri popullor me të cilën njihej anija Santa Klara, ndërsa Pinta po ashtu ka qenë një pseudonim, edhe pse emri i vërtetë i anijes mbetet i paqartë.

Kolombi nuk e “zbuloi”Amerikën – ai nuk shkeli kurrë në Amerikën e Veriut

Gjatë katër udhëtimeve të veçanta që nisën me atë të vitit 1492, Kolombi zbriti në ishuj të ndryshëm të Karaibeve, që tani janë Bahamas e po ashtu edhe në një ishull tjetër të quajtur Hispaniola. Ai eksploroi brigjet qendrore dhe jugore të Amerikës. Por, ai nuk arriti kurrë në Amerikën e Veriut, që , sigurisht ishte e banuar prej asaj kohe nga amerikanët vendas, dhe ai asnjëherë nuk mendoi se kishte gjetur një kontinent të ri. Mjafton të kujtohet se besohet se eksploratori Reif Erikson arriti në Kanada ndoshta 500 vjet përpara se të lindte Kolombi dhe se ka nga ata që besojnë se lundërtarët fenikas kapërcyen Atlantikun shumë përpara tij.

Ka edhe disa gjëra që ai bëri që ndoshta nuk i dinë të gjithë: ai kreu masakra kundër vendasve në ishuj dhe përgjysmoi popullsinë e tyre ndërsa në të njëjtën kohë terrorizonte kolonizatorët spanjollë, sipas biografisë “Kolombi” të shkruar nga Laurence Bergreen.

Përse festohet dita e Kolombit?

Festimet e para për Ditën e Kolombit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork, në 12 tetor 1792, dhe ishin për nder të trashëgimisë italo-amerikane. Presidenti Franklin Delano Roosevelt në vitin 1937 e shpalli këtë datë si ditën e Kolombit, një ditë kombëtare pushimi. Në vitin 1971, data u ndryshua për të rënë në të hënën e dytë të tetorit.

Për arsye të ndryshme, shumë vende e kanë ndryshuar emrin e ditës festive. Berkeley, California e zëvendësoi ditën e Kolombit me ditën e Popujve Indigjenë në vitin 1992 për të nderuar banorët e parë të ishujve ku zbarkoi Kolombi. Në vitin 1989, Dakota e Jugut nisi ta quajë këtë ditë si ditën e amerikanëve vendas. Alabama feston një kombinim të ditës së Kolombit dhe asaj të trashëgimisë indiano-amerikane, ndëra Havaj e quan ditën e Zbulimit. Vende të tjera po ashtu e shënojnë ditën e Kolombit me festime të ndryshme: për shembull në Bahamas quhet dita e Zbulimit, dhe Dita e Hispanikëve apo festa kombëtare në Spanjë./Tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit