8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dita e Hidhërimit

Më të lexuarat

Ky libërth përmban përgëzime për ata njerëz të shtypur në tokën e okupuar të Palestinës dhe për mbarë muslimanët…

Falënderimi qoftë vetëm për All-llahun e Lartësuar, kurse paqa dhe mëshira qoshin mbi ate, pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Ky libërth përmban përgëzime për ata njerëz të shtypur në tokën e okupuar të Palestinës dhe për mbarë muslimanët.

Mirëpo nuk është shkruar për të dhënë përgëzime, sepse Kur’ani dhe sunneti janë përplot përgëzime, kurse burimet tjera kanë kufinjë dhe rregulla. Andaj duhet ditur se përmbajtja e librit nuk themelon besim për muslimanët, siç ka mundësi të kuptojnë disa lexues, qofshin ithtar të Librit ose muslimanë, por është shkruar për të vizatuar metodë për qasje ndaj principeve ideologjike të armikut të përbetuar të njerëzimit: “sionizmi: me dy fytyrat e saja, ate çifute dhe fundamentaliste krishtere”. Armik i cili e ka angazhuar botën dhe e ka mbushur hapësirën dhe letrat me fjalime rreth paralajmërimeve biblike, sidomos pas kësaj intifade të fundit.

Studimi i paralajmërimeve është një lëndë e hulumtimit në studimet mbi të ardhmen, mirëpo paralajmërimet janë sikurse edhe mendimet, disa prej tyre janë të shëndosha, disa prej tyre janë të rrejshme, andaj është e drejtë e lexuesit botëror që të lexon edhe mendimin tjetër në këtë temë shumë të rezikshme, kurse e drejtë e lexuesit musliman është të kërkon thirrje rezervë në këtë betejë të gjatë dhe të egër. Thirrje rezervë është studimi konstruktiv i bazave akaidologjike të armikut, psikologjisë dhe sjelljes së tij në prizmë të burimeve dhe trashëgimisë së tij, që janë burim i shpirtit psiqik dhe besimit ndaj çeshtjes së tij.

Kur e marim përsipër këtë detyrë, ne nuk sjellim diç të rë, por zbatojmë metodologjinë Kur’anore, e cila na mëson që tu kthehemi burimeve të ishtarëve të Librit, për të anuluar arsyetimin e tyre dhe për të detyruar trilluesin të sjell argumente:

 قل فأتوا بالتوراة فاتلوها إن كنتم صادقين 

“Thuaju: “Silleni pra Tevratin dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) “?. (Ali Imran: 93).

Mu ashtu sikurse na ka mësuar se ata e kanë fshehur të vërtetën dhe e kanë përzier me të kotën me vetëdije.

Nëse drejtësia e çeshtjes është thelbi i shpirtit moral të luftëtarit, atëhere duhet ditur se Tevrati jo që se tregon se çeshtja e ushtarit sionist nuk është e drejtë, bile tregon se obligim i tij është të lufton në anën e kundërt, mu ashtu sikurse e detyron kolonialistin të dijë se ardhja e tij në këtë vend është për të ardhur momenti për zbritjen e denimit të Zotit dhe ardhjes së Mllefit të Tij. Andaj së paku le të shpërngulet! Edhe pse na kemi më shumë dëshir që të udhëzohet me dritë të Zotit dhe të bëhet vëlla i yni në Islam, i cili është mileti i Ibrahimit [alejhis-selam] dhe të na shoqëron në dhuntinë e besimit në të gjitha librat dhe pejgamberët e All-llahut pa asnjë dallim.

Ata nuk duhet të presin Ditën e Hidhërimit që të shpërngulen ose të besojnë, se ndoshta u kalon shansi i madh para kësaj ose gjatë kësaj dite.

Këshilloj çdo çifut që gjindet në tokën tonë të okupuar që mos ta le tevratin në monopol të rabinëve, të cilët janë të cilët janë të lirë nga shërbimi ushtarak, kurse ai flijon jetën për te dhe për ta. I këshilloj këta njerëz që ta lexojnë me mendjen dhe perceptimin e tij, e jo me komentet dhe sqarimet e tyre, sepse vetëm atëhere do ta sheh të vërtetën, të cilën mbarë bota do ta sheh shumë afër!!

Le ta dijë ky njeri se sado që na sulmon, na i mbytë fëmijët, na i djeg arat, na e shkatërron jetën, ne do të sillemi me te ashtu si na mëson Feja e All-llahut, e jo sipas dëshirave tona, kurse atij dhe njerëzimit në përgjithësi i urojmë të fitojë kënaqësinë e All-llahut dhe lumturinë në dunja e ahiret.

Kurse llogaria e plotë dhe hakmarja e drejtë do të ndodh në ditën e kijametit, kur do të dalim para All-llahut, i Cili do të na llogaritë të gjithë neve për punët tona, qofshin të mira ose të këqija, e në këtë ditë nuk ban dobi pretendimi:

 ليس بأمانيكم ولا أمانيّ أهل الكتاب من يعمل سوءاً يجز به ولا يجد لـه من دون الله ولياً ولا نصيراً .

“Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës”. (En-Nisa: 123).

Kjo është fjala e drejtë, të cilës i përmbahemi pala jonë dhe shpresojmë se edhe pala tjetër do të kenë guxim që t’i përmbahen ose të tentojnë…

 

Autori: Sefer Havali

Titulli i librit: “Dita e Hidhërimit, a ka filluar me intifadën e muajit Rexheb?!”

(Lexim me koment i profetizimeve tevratore mbi fundin e Izraelit)

Përktheu: Bekir Halimi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit