7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dispozitat e istihadës

Më të lexuarat

Istihada gjuhësisht do të thotë rrjedhje, kurse në gjuhën e sheriatit istihada quhet gjendja kur gruaja ka hemorragji (gjakderdhje nga organi seksual) jashtë kohës së menstruacioneve dhe të lehonisë.

Istihada ka tre raste:
Rasti i parë: Nëse femra ka pasur hajz të ditur para istihadës, atëherë ajo kthehet në orarin e rregullt të hajzit të saj, kështu që kohën e hajzit e konsideron hajz, kurse kohën tjetër istihada.

Rasti i dytë: Nëse femra nuk ka pasur hajz të njohur para istihadës, i vazhdon rrjedhja e gjakut pa ndërprerë që kur e ka parë gjakun për herë të parë, atëherë ajo punon sipas cilësive të dalluara të gjakut, siç janë ngjyra e zezë, vrazhdësia, era, kurse çdo gjë që është jashtë saj konsiderohet istihada.

Rasti i tretë: Nëse femra nuk ka hajz të njohur dhe nuk mund të bëjë kurrfarë dallimi të saktë midis gjakrave, duke qenë istihada e vazhdueshme që kur e ka parë gjakun e parë dhe gjaku nuk ka kurrfarë cilësish dalluese që mund t’i themi hajz, atëherë kjo femër vepron sipas natyrës së shumicës së grave dhe hajzi i saj mbetet gjashtë apo shtatë ditë për çdo muaj (hënor), duke filluar nga dita e parë që e ka parë gjakun, kurse ditët e tjera llogariten istihada. Në qoftë se e ka harruar ditën e fillimit të gjakut, atëherë fillon në ditën e parë të çdo muaji hënor.

Rregullat e posaçme për istihadën:

1. Kur merr gusul pas menstruacioneve dhe i vazhdon gjakderdhja e istihadës, nuk obligohet të marrë gusul për të falur namaz, por mjafton të marrë abdest për çdo hyrje të kohës së namazit.
2. Çdo femër me istihada obligohet të marrë abdest për namaz kur të hyjë koha e atij namazi. Para se të marrë abdest, ajo i pastron rrobat nga gjaku dhe vendos diçka që e pengon daljen e gjakut, mundësisht derisa të falet. Vërtetohet nga Buhariu se ka thënë: “…Pastaj merr abdest për çdo namaz.”
3. I lejohet të ketë marrëdhënie seksuale nëse është me istihada, ashtu si vërtetohet se Ibën Abasi ka thënë: “Femra me istihade bën të ketë marrëdhënie nëse është duke u falur, pasi namazi është më i rëndësishëm.”
4. Femra me istihada është e pastër, prandaj i lejohet namazi, leximi i Kuranit, hyrja në xhami, itikafi, agjërimi, prekja e Kuranit etj..

Alaudin Abazi
7.3.2008

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit