14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Dispozita shëndetësore nga synetimi

Më të lexuarat

Studimet mjekësore të reja kanë vërtetuar se ekzistojnë sëmundje të shumta në organet riprodhuese (seksuale), sëmundje disa nga të cilat janë edhe shkatërruese për njeriun. Shumica e këtyre sëmundjeve janë prezentë te njerëzit që nuk janë të synetuar, derisa te të sunetuarit këto lloje të sëmundjeve janë inekzistuese apo shumë të rralla.

Synetimi është preventivë nga infektime të ndryshme në organin gjenital

Lafsha e penisit, e cila hiqet gjatë synetimit, është një vend në të cilën mbeten sekrecione (lëngje) të ndryshme. Aty krijohet edhe një lëng që quhet “SMEGMA”, gjithashtu edhe urina mbetet aty. Të gjitha këto, pas një kohe, ndikojnë në krijimin e mikrobeve dhe baktereve të ndryshme, që shkaktojnë infektimin e organit, ku synetimi bëhet i domosdoshëm, nëse dëshirojmë shërimin. Është e mundur që infektimi të zgjerohet edhe në uretër (kanalet urinare) te fëmijët e pasynetuar.

Studimi i Dr. Shopen vërteton se synetimi i foshnjës lehtëson pastrimin e organeve seksuale dhe pengon grumbullimin e mikrobeve nën lafsh, që i hiqet në fëmijëri.

Kurse Dr. Ferguson sqaron se fëmijët e pasynetuar janë ata që më së shumti u ekspozohen infektimeve në ngushtimin e vrimës së lafshës (Phemosis), se sa të atyre që janë të synetuar.

Synetimi e mbron fëmijën nga infektimi i uretrës (kanalet urinare)

Dr. Jeans Berg vërteton se infektimet në uretër (kanalet urinare) që ndodhin te fëmijët, 95% të atyre rasteve ndodhin tek ata që nuk janë të bërë synet. Bërja e synetimit praktik rutine për çdo të porsalindur në Angli ka penguar më shumë se 50 mijë raste të infektimeve të veshkave në vit te fëmijët.

Kurse hulumtimet e Dr. Muhamed Ali el Barr vërtetojnë rreziqet e mëdha nga infektimet e kanaleve urinare te fëmijët, ku 35% të rasteve mund të shkaktojnë infektimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë sëmundjen e meningjitit dhe pësimin e veshkave.

Synetimi dhe sëmundjet seksuale

Profesor Ëiliem Beykuz, i cili kishte punuar në vendet Arabe për më shumë se njëzet vite, ekzaminoi më shumë se 30 mijë femra. Ai ishte ndeshur shumë rrallë me sëmundjet seksuale, posaçërisht me sëmundjen e urdhjes së organeve seksuale (sëmundje e lëkurës), gonorresë, chlamidya, trachomatis, kancerit të qafës së mitrës, etj. Kjo i kthehet dy preventivave të rëndësishme: prostitucioni i rrallë që ekziston atje dhe synetimi i burrave muslimanë.

Dr. Marks sjell konkluzën e tre studimeve, ku vërtetohet ulja e përqindjes së të sëmurëve nga AIDSI te të synetuarit, ndërsa dr. Sajmonsi dhe kolegët e tij vërtetojnë se mundësia për t’u sëmurë e atyre që u ekspozohen virusit të AIDSIT te ata që nuk janë të synetuar është më e madhe nëntë fish, se tek ata që janë të synetuar.

A nuk është kjo çështje për t’u çuditur?

Edhe ata që kanë guxim të tejkalojnë kufijtë dhe të bëjnë mëkate ndaj Allahut të Lartësuar, e gjejnë vetën para një nevoje ta praktikojnë këtë natyrshmëri që t`i largojnë nga vetja mundimet dhe rreziqet e kësaj sëmundje të keqe. Në këtë rast, gjithashtu, nuk mohojmë se mbrojtja e plotë nga AIDSI është ndershmëria dhe largimi nga prostitucioni.

Synetimi dhe mbrojtja nga kanceri

Profesor Cliv Drew thotë: “Mund të themi pa ekzagjerim se synetimi, i cili aplikohet te meshkujt në vitet e hershme të tyre, e ul dukshëm shkaktimin e kancerit në organ tek ata meshkuj, gjë që e bënë synetimin një praktikë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga të shkaktuarit e tumoreve të rrezikshme”.

Dr. Albertos bëri një statistikë të sëmurëve që janë goditur nga kanceri në organin gjenital në shtetet e bashkuara dhe asnjëri nga ata nuk ishte i bërë synet që nga fëmijëria.

Në studimin që e botuan Dr. Heil Berg së bashku me kolegët e tij, vërtetuan se kanceri i organit gjenital te çifutët është shumë i rrallë, gjithashtu edhe te myslimanët, pasi ata aplikojnë sunetimin në fëmijërinë e hershme.

Kemi shumë studime mjekësore që vërtetojnë se synetimi është preventivë nga kanceri i organit.

Këto studime përmendin se infektimi i organit mashkullor dhe ngushtimi i lafshës së tij janë dy shkaqet më kryesore të kancerit të organit seksual mashkullor. Dhe derisa synetimi e mënjanon lafshën e organit mashkullor krejtësisht, atëherë nuk ka mundësi të shkaktohet ngushtimi i saj dhe shumë rrallë ka mundësi të infektohet organi.

Është vërtetuar se lëngu i cili tajitet në brendësinë e lafshës së organit seksual dhe që mblidhet te të pasynetuarit, ndikon në shkaktimin e kancerit, gjithashtu.

Studimet vërtetojnë se ky lëng e inicion krijimin e virusit HPV, i cili është bindshëm një nga ndikuesit e fillimit të kancerit.

Kurse Dr. Rafitch vërteton se synetimi është preventiv nga tumoret e prostatës edhe përkundër mosekzistimit të shenjave direkte, që mund ta vërtetojnë këtë. Por, në seminarin që u mbajt në qytetin gjerman Disseldorf me titull: “Kanceri dhe shoqëria”, është vërtetuar se ka lidhje ndërmjet kancerit, me të cilën sëmuren meshkujt, dhe synetimit. Meshkujt e synetuar janë më pak të ekspozuar këtij lloji të kancerit nga ata që nuk janë të synetuar.

Në të njëjtin seminar ka dalë në pah edhe ajo se gratë e martuara me burrat e synetuar janë më pak të ekspozuar sëmundjes nga kanceri në mitër se sa ato gra që janë të martuara me burra të pasynetuar.

Nga këtu kuptojmë se roli i sunetimit nuk ndalet vetëm si mbrojtës për mashkullin “e synetuar” nga kanceri, por vërehet ndikimi dhe dobia edhe te gratë tyre.

Në këtë formë vërteton Dr. Handly se synetimi i mbron gratë e atyre meshkujve të synetuar nga kanceri në qafë të mitrës. Ai përmend se gjendja shëndetësore e organit seksual mashkullor dhe infektimet që kanë të bëjnë me të, krijojnë rrezik për gruan më shumë se që mund të jetë rreziku për vet mashkullin.

Shumë studiues kanë gjetur se virusi HPV që është shkaktar i kancerit të organit mashkullor te të pasynetuarit, gjithashtu është shkaktar i kancerit në qafë të mitrës te gratë e tyre, pasi edhe ato i nënshtrohen të njëjtit indikator të kancerit, i cili e shkakton këtë te meshkujt.

Nga kjo që u tha mund të përfundojmë se mospraktikimi i synetimit në fëmijërinë e hershme, shkakton shfaqjen e disa indikacioneve, si tajitja e lëngut (sekrecioneve) në brendësi të lafshës, ku këto mbetje fillojnë të prishen dhe të kundërmojnë (t`u vijë erë e keqe), pastaj grumbullimi apo mbetja e urinës në këtë vend, pastaj qëndrimi në këtë mënyrë të këtyre ndyrësirave për një kohë, duke e prishur vendin, e krijon virusin HPV dhe indikacione të tjera. Këto ngacmues në fund shkaktojnë krijimin e kancerit në organin mashkullor te të pasynetuarit nga mosha pesëdhjetë vjeçare deri në të shtatëdhjetat.

Apo me kalimin e atyre ngacmueseve të irrituar në formë të baktereve në qafën e mitrës te gruaja, mund të shkaktojë krijimin e kancerit në qafë të mitrës apo në vaginë.

Aplikimi i pastrimit të lafshës te të pasynetuarit që të mbrohen nga kanceri, ashtu siç apelojnë disa mjekë perëndimorë është joefektiv për mbrojtje (nga kanceri) ashtu si vërteton profesor Ëizëill. Ai thotë se nuk ka ndonjë argument definitiv se pastrimi i lafshës mund të jetë efektiv të mbrohemi nga kanceri dhe forma të tjera të preventivave pa e aplikuar synetimin.

Më lartë kuptuam qëndrimin e Islamit rreth kësaj çështjeje, gjithashtu pamë edhe qëndrimet e mjekëve që janë ekspert në fushat profesionale që kanë të bëjnë me këtë aplikim. Prandaj mund të themi edhe ne atë që e konstatoi Dr. Muhamed Ali el Barr se mjekësia e përmban atë që e preferojnë dijetarët e medhhebi shafi; të bëhet synetimi në ditën e shtatë pas lindjes e më së shumti para dyzetë ditëve pas lindjes.

Kurse lënia e synetimit derisa fëmija të rritet është e mundur, ashtu siç e pamë më lartë në shumëfishimin e mundësive të rrezikut, për të cilën ai nuk ka nevojë për të.

Përktheu: Alaudin Abazi/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit