8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Më të lexuarat

Në zonën Wiekendorf në rajonin e Austrisë së Poshtme ka filluar një peticion nga banorët të cilët nuk dëshirojnë transferimin e një familjeje muslimane palestineze.

Drejtori përgjegjës për çështjet e rindërtimit në Wiekendorf, Erich Schmid në një deklaratë për media tha se banorët e rajonit kanë nisur një peticion duke mbledhur nënshkrime për mos lejimin e shitjes së pronës për familjen muslimane.

“Mbi 100 persona në rajon kanë marrë pjesë në nënshkrimin e peticionit”, tha Schmid duke vënë theksin se ata mbrojnë idenë e tyre që familja palestienze për shkak se nuk është shtetase austriake nuk plotëson kushtin për blerjen e pronës në këtë rajon dhe se për këtë arsye nuk duhet të jepet leja.

– Bashkia refuzoi lejen me arsyetimin se janë muslimanë

Familja palestineze El Husna e cila jeton në Austri që prej 9 vitesh, në fillim të këtij muaji aplikoi në bashki për të blerë një pronë në rajonin Wiekendorf. Por, kryetari i Bashkisë, Johann Zimmermann refuzoi lejen për blerjen e pronës nga familja muslimane me arsyetimin se kulturat islame dhe ajo perëndimore janë shumë larg me njëra tjetrën.

Babai palestinez Halit Mansur Ebu el Husna, ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë i cili nuk i ka dhënë lejen për blerjen e pronës për shkak se janë muslimanë. “Ne jemi duke jetuar në harmoni në këtë vend në të gjitha aspektet. Deri më sot nuk jemi përmendur për asgjë negative. Arsyeja e refuzimit të kryetarit të Bashkisë është një diskriminim i hapur çnjerëzor”, tha ai.

Pas ngjarjes e cila gjeti një vend të gjerë në shtyp, komisioni i rajonit për rindërtimin ka vendosur të rishqyrtojë sërish kërkesën./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit