Disa vese

0
56

HADITHI:

Ebu Bekr Sidiku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk hyn në xhenet mashtruesi, e as kopraci, e as pronari i keq.”[1]

KOMENTI:

(Nuk hyn në xhenet mashtruesi) Ky hadith është një mohim i hyrjes në xhenet, në aspekt kërcënimi.

Mashtrues; është ai i cili i mashtron njerëzit, i mashtron ata me fjalët e tij, në raportet e tija me ta, e njerëzit i zënë besë, ndërsa ai i tradhton dhe i gënjen, këtë njeri Allahu e kërcënoi se nuk do ta fusë në xhenet, me të vërtet është një kërcënim i rëndë. (e as kopraci) kemi përmendur më herët shpjegimin rreth kopracit dhe përçmimin e kopracisë.

(E as pronari i keq) është ai i cili zotëron rob, apo kafshë, dhe sillet keq me ata që i ka në pronësi, ose duke i ngarkuar me gjëra që s’mund t’i bartin, apo t’i pengon ata nga ushqimi e pija, e t’i bën të uritur, të etur, të flet me ta me fjalë të rënda, ky është pronari i keq, i cili sillet keq me ata që i ka në pronësi, qoftë prej njerëzve apo kafshëve.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Shërbetorët janë vëllezërit e juaj , Allahu bëri që ata të jenë në duart e juaja, kështu që nëse një vëlla është në duart (pronësi) e juaja le ta ushqen prej asaj që ushqehet, le ta veshë prej asaj që vesh ai, e mos i ngarkoni aq sa nuk mund të bartin, e nëse ndodh t’i ngarkoni, atëherë ndihmoni ata.”[2]

Ushqeni prej asaj që ju ushqeheni, veshni me atë që e veshni, dhe mos i ngarkoni me punë sa nuk mund të bartin.

Kështu që muslimani duhet të sillet mirë si pronar, e të jetë i mirë me ata që i ka në pronësi, qoftë të jenë ata njerëz apo kafshë, mirëpo njeriu ka shenjtërinë më të madhe, sepse është vëllai yt. Po edhe kafsha, edhe ajo ka ndjenja, ndjen dhimbje kur e godet, ndjen dhimbje kur stërngarkohet, ndjen dhimbje nga uria, ndjen dhimbje nga etja, andaj ji i mirë me ta, në një prej haditheve thuhet se: “një grua hyri në zjarr për shkak të një maceje të cilën e kishte burgosur, as që ajo e ka ushqyer e as që e la të ushqehet nga mbeturinat e tokës.”[3] Gjithashtu në hadith tjetër thuhet: “Një grua lavire prej beni israilëve i dha një qeni ujë të pijë, pasi që pa se po vdiste nga etja e madhe, e Allahu ia fali asaj.”[4] Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Për çdo gjë që frymo ka shpërblim.”[5]

Prej gjërave të bukura që përmenden prej moralit të të parëve tanë të mirë në sjelljet e tyre me kafshët duke mos i stërngarkuar; përcillet nga Muavijeh ibn Kureh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ebu Dardaja posedonte një deve që e quanin Demun. Kështu që kur ia merrnin për përdorim, ai u thoshte: Mos e ngarkoni përveç se kaq e kaq, sepse nuk bart më shumë. Kur atij i erdhi vdekja tha: O Demun mos u bë hakmarrës ndaj meje nesër oara Zotit, ngase unë nuk nuk të kam ngarkuar më tepër se sa mumdej të bartë.” Këtë tregim e përmend Shejh Albani në (Sahihah) me numër (30). Ebu Othman eth-Thekafij ka thënë: “Omer ibn AbdulAzizi kishte një djalosh i cili punonte me një mushkën e tijën, i cili për çdo ditë ia sillte nga një dirhem, një dite erdhi me një dirhem e gjysëm, e (Omer ibn AbdulAzizi) e pyeti: “Çfarë janë këto?” Tha: Përfitime nga tregu. Ai i tha: “Jo. Por e ke lodhur mushkën.” Shejh Albani ka thënë: “Këtë e ka shënuar Ahmedi në librin e tij (Zuhd) me zingjir autentik…”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1946). Ibn Maxheh me numër (3691). Shejh Albani e vlerësoi të dobët në shpjegimin e tintë librit (Hidajetu Ruvat, 3/339).

[2] E shënon Buhariu me numër (2545) dhe Muslimi me numër (1661).

[3] E shënon Buhariu me numër (2365) dhe Muslimi me numër (2242).

[4] E shënon Buhariu me numër (3467) dhe Muslimi me numër (2245).

[5] E shënon Buhariu me numër (2363) dhe Muslimi me numër (2244).