8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Disa qytete në Shqipëri goditen nga tërmeti

Më të lexuarat

Ndërkohë tërmeti në zonat veriore të vendit ka shkaktuar panik mes banorëve, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar për të lëndaur apo dëme materiale

TIRANË (AA) -Në Shqipëri disa qytete janë goditur sot nga tërmeti, ku lëkundjet janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Bulqizë, Burrel, etj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë sipas shkallës Rihter, sipas të dhënave nga Qendra Sizmike Evropiane, ishte me eipiqendër 43 km larg nga Tirana, 22 km nga Peshkopia dhe 9 km nga Bulqiza.

Ndërkohë tërmeti në zonat veriore të vendit ka shkaktuar panik mes banorëve, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar për të lëndaur apo dëme materiale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit