14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Disa portale e kan shpërnda këta – Mos i Besoni – Katër mënyra për t’u mbrojtur nga magjia e zezë

Më të lexuarat

Disa portale e kan shpërndarë një tekst me titull: “Katër mënyra për t’u mbrojtur nga magjia e zezë”, kjo është gënjeshtër e pastërt kurse teksti i këtyre portaleve është si më poshtë:

A keni përjetuar shumë fatkeqësi kohët e fundit, saqë duket e pamundur që kjo të jetë thjesht një koincidencë? A e njihni ndokënd që merret me magji të zezë? Apo, mos vini nga ndonjë vend në kulturën e të cilit është e përfshirë edhe magjia e zezë?

Nëse përgjigja për këto pyetje është po, atëherë ka mundësi që ju të jeni bërë cak i magjisë së zezë, pa qenë fare në dijeni. Shumica e njerëzve besojnë që kjo gjë kurrë nuk do t’iu ndodhë, deri në momentin kur ata goditen.

Mirëpo, më mirë është që të merrni masat mbrojtëse, sesa të vajtoni atë që tashmë ka ndodhur, andaj provoni ndonjërën prej metodave të mëposhtme për t’u mbrojtur nga magjia e zezë, para se të prekeni nga ajo.

Kripa

Kripa është mineral i tokës, i cili tash e një kohë të gjatë njihet për vetitë e tij pastruese. Mirëpo, ashtu sikur që parandalon zhvillimin e baktereve dhe ruan perimet të mos prishen, kripa mund t’ju mbrojë edhe nga magjitë e zeza. Me shumë gjasë keni parë në filmat fantazi se si njerëzit krijojnë një rreth me kripë për t’u mbrojtur nga dukuritë e këqija dhe ashtu mund të veprohet edhe në jetën e përditshme. Për të qenë më praktik, hidhni kripë përreth shtëpisë dhe sa herë që do të jeni në shtëpi do të ndiheni të mbrojtur nga magjitë e zeza.

Hajmalitë

Hajmalitë janë objekte mbrojtëse, të cilat mund t’i bartni me vete. Nëse mbani ndonjë të tillë me vete, atëherë ju do të ndiheni më të sigurt dhe më të mbrojtur nga magjia e zezë. Disa nga llojet e hajmalive janë medaljet fetare, simbolet fetare apo kristalet e ndryshme. Ka shumë lloje të hajmalive, mirëpo më e rëndësishmja është të besohet në fuqinë e tyre.

Qeshja

Magjia e zezë nuk është shaka, mirëpo nganjëherë duhet të trajtohet si e tillë. Magjia është energji, sikurse qeshja dhe gëzimi. Ato janë energji të kundërta dhe kur ndeshen njëra mund ta asgjësojë tjetrën. Qeshja mund të mos funksionojë me të gjitha magjitë e zeza, mirëpo ia vlen ta provoni. Bëni aktivitete të ndryshme, të cilat ju bëjnë të qeshni dhe shikoni nëse situata juaj e brendshme do të ndryshojë për të mirë.

Pasqyra

Nëse të gjitha metodat, të cilat i përmendem më lart dështojnë, atëherë duhet të provoni metodën e pasqyrës. Ndizni një qiri dhe lerën pranë pasqyrës përgjatë gjithë natës, mirëpo, sigurohuni që ju apo ndonjëri prej anëtarëve të tjerë të familjes të mos shikoheni në pasqyrë, pasi që gjatë këtij procesi magjia i kthehet personit apo burimit nga ka ardhur. Pra, të këqijat që janë dedikuar për ju, e prekin atë që ka iniciuar një gjë të tillë. Të nesërmen, pasi që ta keni fikur qiriun, varrosni mbetjet dhe fshihni pasqyrën deri në momentin kur gjeni mundësinë për ta pastruar me ujë me kripë.

Dallimi në mes të magjisë së zezë dhe asaj të bardhë është tek qëllimi – është lloji i njëjtë i magjisë, vetëm se magjia e bardhë ka qëllime të mira, pra bëhet për t’iu ndihmuar njerëzve. Ndërsa, magjia e zezë bëhet më qëllim t’i lëndojë njerëzit. Andaj, pa marrë parasysh qëllimin, magjia është një lloj energjia që dërgohet drejt jush, kështu që, nëse ju e ndieni që qëllimi nuk është miqësor, duhet ta ndaloni përmes rrugës më të përshtatshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit