Disa pikëpyetje mbi emisionin e Batonit!

0
505

Reagim:
Baton Haxhiu(sdi pse hala e mbanë këtë mbiemër)në emisionin e tij shumë dyshues, në një intervistë me një të burgosur, emision me shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjet e pasluftës, ofendoi rëndë besimin Islam dhe anëtarët e këtij besimi!
Sintagma e tij “mjekrra e Allahut” duke aluduar në mjekrrën e të burgosurit, është ofendim për besimtarët në lidhje me adhurimin e tyre që bëjnë, pastaj krahasimi i mjekrrës të burgosurit me mjekrrën e terrorëve të ISIS-it, është ofendimi tjetër i radhës me besimtarët që mbajnë mjekërr duke i krahasur me pjestarët e ISIS-it.

Meqë po tërheq këso paralele, kam një paralele tjetër që dua ta vë në spikamë:
Çka kanë lidhje Baton Haxhiu me Sllobodan Millosheviç, pasi që të dy rruhen e nuk mbajnë mjekërr?(Banalitet).

Pikëpyetjet e mia janë:
Pse Baton Haxhiu pati informacione që do të provohet shfuqizimi i speciales?
Si është e mundur të bëhet një intervistë e tillë kaq e lehtë, pa asnjë pengesë, me gjithë ato informacione të rëndësishme?
A i pyeti familjarët e të vrarëve?
Pse kjo intervistë nuk u bë më herët?
Pse i intervistuari tha: SHIK-u nuk ka bërë vrasje por ka qenë në dijeni për to?
Pse në intervistë çdo i dyti emër apostrofohet emri i kryeministrit(që nuk dua ta amnestoj fare), pse gjatë tërë këtyre gjërave duke u nisur nga përgjimet pronto e deri më tani emri i Kadri Veselit nuk përmendet askund?
Pse emri KLAN KOSOVA?
Çfarë klani është?
Dhe për fund pse BIK-u vazhdon të heshtë edhe pas kësaj?
Pse nuk i mbron besimtarët e saj nga ofendimet e ditëpërditshme?

Disa foto sa për ilustrim: cila është ngjashmëria me tyre?

Bedri Bytyçi