6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Disa njerëz duhen shfarosur”/ Autori i masakrës në Gjermani regjistron videon tronditëse para se të vriste veten!

Më të lexuarat

Të paktën 11 viktima humbën jetën gjatë natës së djeshme në dy sulme të përgjakshme në qytetin gjerman Hanau, në dy shisha bare.

Në mesin e viktimave është edhe autori i ngjarjes së rëndë, i identifikuar si Tobias.R.

Pas të shtënave, në një shtëpi aty pranë u gjetën dy trupa, ku njëri ishte i autorit dhe tjetri i një gruaje, që mendohet se është nëna e tij.

Gazeta gjermane “Bild”, ka zbuluar se Tobias ka lënë një video edhe një letër, ku shpjegon arsyet e krimit dhe shfaq prirjet e tij ekstremiste.

Në materialin filmik autori shprehet, se disa njerëz në Gjermani duhen shfarosur, duke qenë se është e pamundur që të dëbohen tashmë.

Mediat gjermane raportojnë se viktimat ishin turq dhe kurd.

Ndërsa në një video të regjistruar pak ditë më parë, Tobias kishte një mesazh amerikanët, të cilët i akuzonte për abuzim seksual me fëmijët në bazat ushtarake të nëndheshme.

“Luftoni tani”, ishte mesazhi i gjermanit, i cili ftonte amerikanët që të ngriheshin dhe të sulmonin këto baza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit