7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Disa nga përfitimet e çokollatës

Më të lexuarat

Në bazë të studimeve të shumta ka shumë studiues të cilët rendisin një sërë efektet të përdorimit të çokollatës për shëndetin tonë. Kjo e fundit është një produkt që ka një rëndësi të veçantë në organizmin dhe sidomos në shëndetin e lëkurës suaj. Disa nga përftimet e çokollatës janë; Është e mirë për nënat dhe fëmijët.

Një studim finlandez zbuloi se çokollata zvogëlon stresin tek nënat shtatëzënë dhe foshnjat e nënave të tilla buzëqeshin më shumë se pasardhësit e nënave jo-çokollatë-ngrënëse. Parandalimin e diabetin, duke qenë se çokollata në përbërje të saj ka kakao, e cila ndikon në përmirësimin e ndjeshmërinë dhe insulinës.

Humbje në peshë Ngrënia e një copë çokollate 20 minuta përpara vakteve ju bëjnë ju të ndiheni të fryrë dhe mos të konsumoni aq shumë ushqim. Si dhe pasi të përfundoni vaktin e njëjta sasi çokollate mund të zvogëlojë ngrënien e ushqimeve të shpejta gjatë ditës.

Çokollata mendohet se redukton humbjen e memories tek njerëzit e moshuar dhe cilësitë anti-infamatore të çokollatës së zezë janë zbuluar se janë të dobishme për trajtimin e dëmtimeve të trurit si p.sh tronditjet.

Është i mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, ajo rivendos fleksibilitet te arteriet dhe parandalon fërkimin e qelizave të bardha të gjakut me muret e enëve të gjakut.

E pasur me minerale, çokollata e zezë është e mbushur me minerale të dobishme si kaliumi, zink dhe selen, si dhe 100 gram çokollatë e zezë përmban 67% hekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit