1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Disa këshilla të rëndësishme të Xhakson Braun drejtuar birit të tij:

Më të lexuarat

  • Distancohu nga pirja e duhanit.
  • Tregohu i kujdesshëm në përzgjedhjen e bashkëshortes tënde, sepse ajo është përgjegjëse ndaj 90% të lumturisë dhe pikëllimit tënd.
  • Mos blij gjëra të lira.
  • Mos e humb kohën tënde duke i’u kthyer përgjigje atyre që të kritikojnë.
  • Mos ki besim tek çdo politikan.
  • Mos e lë punën tënde përpara se të sigurosh një tjetër.
  • Kur e merr makinën e shokut për një hall, pasi t’ia kthesh, mbushe sarbatorin e saj me naftë apo benzinë.
  • Mos e lër telefonin tënd të të ndërpresë momentet e bukura të jetës tënde.
  • Mos i’a paguaj askujt hakun e punës përpara sesa ai ta kryej atë.
  • Mos i diskuto çështjet e tua materiale me atë person që posedon pasuri më shumë ose më pak se ty.
  • Mos pyet bashkëbiseduesin tënd rreth vlerës së rrogës mujore.
  • Kur të gjesh një vend pune të përshtatshëm për ambicjet dhe ëndërrat e tua, pranoje atë, sido që të jetë rroga.
  • Mos i beso memories tënde! Çdo gjë shënoje në letër.
  • Qortimi dhe ndëshkimi i fëmijëve të tu të jetë në bazë të madhësisë së gabimit të tyre.
  • Mos i jep para borxh askujt, vetëm se dikujt që ti i beson se ai do të t’i kthejë ato pa i’a kërkuar që të t’i kthejë.
  • Të gjithë e duan lavdërimin, prandaj, mos ia kurse atë askujt.
  • Ki parasysh se çmimi i përshtatshëm nuk është ai që është shkruar mbi mall, por ai që është i përshtatshëm për buxhetin tënd.
  • Mos u trego neglizhent ndaj çdo sjellje e fëmijëve të tu, sepse ata janë nën përgjegjësinë tënde.
  • Përhape dijen tënde dhe të të tjerëve rreth teje, sepse kjo është rruga e vetme e përjetësisë.
  • Mos i nxirr të dhënat e tua personale, financiare, vetëm nëse kjo gjë është e domosdoshme.
  • Kur të dëgjosh lëvdata për shokun tënd, njoftoje atë për to.
  • Mos e vono gjumin, nëse je i kujdesshëm ndaj ditës tënde.
  • Që ta vësh në pozitë dikë që të ka bërë keq, sillu mirë me fëmijët e tij.
  • Martohu me atë person që është në nivelin tënd ekonomik dhe shoqëror.
  • Nëse merr diçka prej dikujt, më shumë se dy herë, blije atë.
  • Çdo ditë, bëj ecje nga gjysmë orë në ditë.
  • Ler gjurmë të mira kudo që të jesh.
  • Sillu natyrshëm larg fallcitetit.
  • Mos u largo nga dhoma kur dikush më i madh se ty hynë në dhomë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit