13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Disa gra dijetare

Më të lexuarat

Nëse ne do të shikonim në veprat e biografive të shkruara nga dijetarët, si enciklopedia e Dhehebiut; Sijer Al’am en-Nubela, ne do të gjejmë biografitë e shumë grave të përmendura për çdo kohë të historisë islame. Ne do t’i përmendim vetëm pak nga dijetaret e ndershme nga kohëra të ndryshme:

Muadhe el-Adevijje (83 h). Një nga dijetaret dhe transmetueset e besueshme nga gjenerata e tabi’inëve. Ajo ka transmetuar nga Ali ibën Ebu Talib, Aisha dhe Hisham ibën Amiri.

Amra bint er-Rahman ibën Sad el-Ensarije (98 h). Ajo ishte një tabi’ine dhe një talebe e Aishes. Ajo gjithashtu ka mësuar nga sahabet, Umm Selemme dhe Rafi bin Hadixhe. Ajo ishte një nga juristët më të rëndësishëm të Medines nga gjenerata e tabi’inëve.

Hafsa bint Sirin el-Ensarije (100 h). Ajo ishte një talebe e Ummi Atije-s, Enes bin Malik dhe sahabëve të tjerë. Ajo ishte një nga juristët nga gjenerata e tabi’inëve. Katade ishte një nga studentët e saj.

Ame el-Vahid bint el-Mehamili (377 h). Ajo ishte një juriste e dalluar e medhhebit shafi’i dhe një mufti në Bagdad.

Qerime bint Ahmed el-Marvezijje (463 h). Ajo ishte një nga transmetueset më të rëndësihme të Sahih el-Buharit dhe ka patur shumë studentë të sukseshëm, duke përfshirë këtu edhe Hatib el-Bagdadi-n.

Zejneb bint Abd r-rahman bin Hasan bin Ahmed bin Sehl el-Xhurxhanijje (615 h). Ajo ishte një dijetare nga Horasani. Ajo ishte një studente e dijetarit të famshëm të gjuhës elZemahsheri, nga i cili ajo mori ixhazet (një diplomë akademike).

Jasemin bint Selim el-Harimije (634). Ajo ishte një dijetare e hadithit. Ibën Bulbna ishte një nga studentët e saj më të sukseshëm.

Zejneb bint Mekki bin Ali bin Kemil elHarranije (688 h). Ajo ishte një dijetare e famshme nga Damaski dhe një mësuese e Ibën Tejmijjes, dijetarit të hadithit el-Mizi (autorit të Tehdhib el-Kemal) dhe shumë të tjerëve.

Zejneb bint Umar bin Kindi bin Said elDimashkijje (699 h). Ajo ishte gjithashtu një nga mësuesit e dijetarit të famshëm të hadithit el-Mizzit.

Hatixhe bint Abd ur-Rahman el-Makdisijje (701 h). Ajo ishte një dijetare dhe shkrimtare, një studente e Ibën ez-Zabidit dhe të tjerve. Ajo ishte gjithashtu një nga mësuesit e dijetarëve të hadithit, el-Mizi-t.

Zejneb bint Sulejman bin Ibrahim bin Rahme el-Es’ardi (705 h). Ajo ishte një nga mësuesit e es-Subkit dhe edh-Dhehebiut. Ajo e ka dëgjuar sahihun nga Ibën ez-Zebidi.

Fatime bint Ibrahim el-Badi (711 h). Ajo ishte gjithashtu një studente e Ibën Zebidit dhe një mësuese e es-Subkit dhe shumë të tjerëve.

Fatime bint Abbas bin Abu el-feth el-Hanbelijje (714). Ajo ishte një juriste hanbelite dhe mufti, së pari në Damask pastaj në Kairo.

Abd el-Vehab et-Turejri
Përgjegjës i sekcionit të fetvave tek IslamToday.net

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit