10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Disa futbollistë të njohur që kanë pranuar Islamin (Foto)

Më të lexuarat

Është e njohur se futbollistët shpesh i ndërrojnë klubet, mirëpo ndonjëherë ndodh që të ndërrojnë edhe fenë. Kur e bëjnë këtë sigurisht se kanë ndonjë arsye të mirë, por nuk dëshirojnë ta ndajnë me publikun. Këto janë gjashtë futbollistët që kanë ndërruar fenë dhe janë bërë muslimanë.

1. Emeka Ezeugo – Tifozët më të moshuar sigurisht se e kanë ndjekur kampionatin botërorë të vitit 1994 dhe e kanë dëgjuar emrin e Emekës. Megjithatë, ekzistojnë prej atyre që ndoshta asnjëherë nuk e kanë dëgjuar këtë emër. Ai është ish mbrojtës nigerian që nuk ka luajtur në ndonjë ligë të njohur evropiane. Suksesi më i madh i tij është shkuarja në kampionatin botërorë në Brazil në vitin 1994. Ai pranoi islamin në vitin 2002 dhe momentalisht ushtron detyrën e trajnerit në një klub të Nigerisë.

1

2. Emmanuel Adebajor – Ish sulmuesi i Totenhemit i befasoi të gjithë kur u incizua duke deklaruar shehadetin. Ai ishte i krishterë ndërsa deklaroi se Isusi e çoi të pranoj fenë islame.

2

3. Nikolas Anmelka – ish sulmuesi i Francës, Islamin e pranoi në vitin 2004 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Momentalisht është lojtar – trajner në klubin e Mumbai Cityt që luan në ligën e parë indiane. Anelka ka deklaruar se islami e ka ndihmuar në momentet e vështira në jetë.

3

4. Danny Blum – Mesfushori gjerman është njëri prej lojtarëve që ka pranuar Islamin. Momentalisht luan për Nurnbergun në ligën e dytë gjermane, ndërsa ka thënë se Islami i jep forcë, shpresë dhe qetësi. Ai thotë se prindërit e tij të krishterë e respektojnë vendimin e tij për ta pranuar islamin.

4

5. Eric Abidal – Ish mbrojtësi i Barcelonës nuk ishte vetëm një lojtar i madh por edhe filozof. Pasi që në vitin 2011 u diagnostikua me kancer, bëri gjithçka për t’u shëruar. Më vonë ai ka treguar se Islami i dha forcë në momentet më të vështira në jetë. Islamin e pranoi në vitin 2007.

5

6. Frank Ribery – Sulmuesi i Bayern Minhenit, Islamin e ka pranuar në vitin 2002 edhe atë me ndikimin gruas së tij Wahibe Belhami.

6

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit