6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dikush i foli kësaj gruaje kundër Sheriatit, ja si u përgjigj ajo…(video)

Më të lexuarat

Në një emision në kanalet e Australisë, të ftuar ishin dy gra me mendime krejtësisht të ndryshme: senatorja Jacqui Lambie dhe autorja e inxhinierja muslimane Yassmin Abdel-Magied.

Dyshja u përplas fort në atë se ç’kuptim ka ligji i Sheriatit. Debati u tensionua kur senatorja Jacqui tha: “E vërteta është se ne kemi një ligj në këtë shtet dhe ai është ligji australian – jo ligji i Sheratit. Jo në këtë shtet, jo sot!”

Megjithatë, Magied shpejt ia bëri me dije se senatorja dinte fare pak për Sheriatin: “Unë kur i fali 5 kohët e namazit – ky është Sheriat.”

Senatorja Lambie vazhdoi, dhe, duke mos dashur ta dëgjojë definicionin e gruas muslimane për Sheriatin, pyeti me cinizëm: “E çfarë ka për të drejtat e grave?”

Shkrimtarja muslimane iu përgjigj kësaj të fundit:

“Islami për mua është feja më feministe. Neve na janë dhënë të drejtat e barabarta shumë më përpara se europianëve. Ne nuk e marrin mbiemrin e burrit, sepse ne nuk jemi pronë e tyre. Neve na është dhënë e drejta e posedimit të pronës. “Por njerëzit s’ndalen së fyeri besimin tim pa ditur gjë për të…”, shtoi ajo.

Senatorja, e pandikuar nga logjika, vazhdoi duke thënë se eksizton vetëm “një ligj” në Australi dhe ai nuk është Sheriati.

“Sheriati thotë se një musliman duhet të jetojë sipas ligjit të vendit në të cilin jeton” – i tha autorja muslimane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit