12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dikur nuk e donin futbollistin musliman, ndërsa sot lënë kokën pas tij ekipet e mëdha!

Më të lexuarat

Muhamed Salah ndoshta është futbollisti më i mirë aktualisht në Premier League dhe padyshim në qendër të reflektorëve, por pjesa më e madhe e skuadrave elitare në kampionatin anglez, para disa vitesh, refuzuan mundësinë për ta blerë kundrejt 3 milionë eurove. Sulmuesi nga egjiptiani shënoi një gol mbresëlënës nga rreth 40 metra në fitoren 4-3 që Liverpool arriti ndaj Manchester City, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Pep Guardiola. Ky ishte goli i tij numër 18 në këtë edicion të Premier League. Por jo gjithmonë ai ka qenë i vlerësuar. Përpara se të shkonte te Bazel, në vitin 2012, menaxheri i tij ia ofroi të gjitha skuadrave në Angli, por u zhgënjye nga përgjigja e tyre.

Craig Honeyman, menaxheri i futbollistit në atë kohë, bisedoi personalisht me çdo ekip, me përjashtim të gjashtë vendeve të para të renditjes. “Askush nuk ishte i interesuar. Vetëm Stoke dhe Hull nisën të pyesnin për Salah, megjithatë refuzuan të paguajnë 3 milionë euro.” Salah shkoi te Bazel në vitin 2012 dhe më pas u transferua te Chelsea për 14 milionë euro, por pasi qëndroi në stol te “blutë” u huazua te Fiorentina dhe te Roma. Ai shkëlqeu në Serie A dhe gjatë verës së kaluar, Liverpool pagoi 50 milionë euro për ta marrë. 25-vjeçari, që është shndërruar në lojtarin më të dëshiruar në “Anfield Road” dhe pjesëmarrja e tij në lojë do të thotë siguri.

Salah është musliman. Disa besimtarë shqiptar tregonin se shpeshherë e shihnin në xhami duke fal namaz me shumë modesti, duke qenë i afërt me besimtarët e tjerë musliman.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit