8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dikujt në Ferizaj i pengoi pse “Missini Sweets” mbyll lokalin për faljen e namazit të Xhumasë, përgjigja e pronarit është epike

Më të lexuarat

Muslimani e ka për obligim që të fal namazin e xhumasë edhe nëse për këtë duhet të mbyll lokalin, dyqanin apo çfarë do pune tjetër! E kur një gjë të tillë e bëri kompania “Missini Sweets” që tani së fundmi ka hapur lokalin në Ferizaj, dikujt nuk i erdhi fare mirë, bile edhe shkroi në ueb faqen Ferizaji Press, duke akuzuar se kjo nuk është besim por është propagandë. Shkrim ky që kishte marrë shumë komente negative, duke i dhënë të drejtë “Missini Sweets”it. Në kundërpërgjigje ndaj këtij shkrimi ka shkruar pronari Lindri Misini i cili ka dhënë një përgjigje për të gjitha dilemat që kishte ngritur shkrimi në Ueb faqen FerizajiPress.

Ky është shkrimi nga pronari i Missini Sweets: “KUR PËRÇARËSIT FLASIN NË EMËR TË QYTETARIT FERIZAJAS
Për qytetin e Ferizajit dhe qytetarët e tij kam respect të vecantë. Mbase kjo më ka shtyrë që të vendos hapjen e pasticerisë në qendrën tregëtare The Village. Ardhja jonë atje ka treguar zemërgjerësinë e vendasve dhe ka dëshmuar se ne shqiptrarët ngado që shkojmë jemi një dhe pikërisht kjo më ka bërë të ndihem sin ë qytetin tim të lindjes, Mitrovicën. Jam shumë krenarë që kam arritur të punësoj mbi njëzetë të rinj dhe të reja nga kjo komunë dhe dëshira ime është të vazhdojmë edhe më tutje në këtë trend.
Shkrimi I këtij portal ka treguar se dikujt, migjithatë i pengojnë trendet positive në vendin tonë. Kompania MISSINI është biznes dhe si i këtillë bënë reklama dhe marketing, por assesi propagandë, a aq më pak asi që I bën bëm vendit dhe qytetarëve.

Shkuarja e stafit në xhuma është e drejtë e garantuar dhe zgjedhje e secilit, nuk e rrezikon në asnjë mënyrë laicitetin e shtetit, të cilit ne i paguajmë taksa dhe kontribuojmë në shumë mën yra për zhvillimin e tij, derisa dikush përpiqet të mbjellë përcarje dhe urrejtje, duke i sulmuar edhe ndjenjat fetare.
Në Arabi apo kudo në botë shkoj kurdo që e shoh se është mirë për mua, familjen dhe vendin tim, të cilin shumë e dua, ndërsa kontributin time me biznes dhe humaniozëm e jap në vendin Republikën e Kosovës, sepse ky është patriotizmi si e kuptoj dhe përjetoj unë.

Mitrovica dhe Ferizaji e poashtu edhe qytetarët e dy vendeve nuk janë konsideruar kurrë të huaj për njëri tjetrin, ushqejnë dashuri dhe respekt të ndërsjellë dhe cfarëdo tendence për ofendim sikur ajo e gjakut ujë, është ofenduese, për cdonjërin që artikullshkruesi thirret në emër të tij.
Andaj, mos u mundoni se nuk na përcani dot.

Respekt për Ferizajin,
Nga Mitrovica,
Lindrit Misini”

Ndër sa ky më poshtë është shkrimi i FerizajiPress:
“Hapja qendrës tregtarë në Ferizaj u përshëndet nga shumë ferizajas. Në këtë qendër tregtarë u përqendruan bizneset më të njohura në Kosovë.
Por sipas një reagimi të qytetarëve dërguar redaksisë së Ferizajpress dikush këtë po e shfrytëzon për reklamim.
Në një reagim të qytetarëve ngritet shqetësimi në lidhje më një njoftim të publikuar në biznesin “Missini” për mbyllje të lokalit në kohë të Xhumasë. Kjo kompani sipas një foto të dërguar nga këta qytetarë shkruan se nga 11:30 deri 12:30 ky lokal nuk punon pasi personeli gjendet në Xhuma.
“Kjo mbyllje e lokaleve me propagandë është qëllimkeqe. Ne jemi shtet laik dhe nuk duhet toleruar këtë reklamim. Pronari i kafiterisë “Missini” le të shkon ku të don por jo ta propagandojë këtë se nuk jemi në Arabinë Saudite, e Ferizaj nuk lejon të na bëhet gjaku ujë sikur qytetarëve të Mitrovicës nga është pronari dhe nuk mundet askush të luaj me dinjitetin tonë kombëtarë” thuhet në këtë reagim të qytetarëve.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit