10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dijetari i madh shejh Albani dhe mbreti Hasen eth Thani

Më të lexuarat

Dijetari i madh Albani dhe mbreti Hasen eth Thani (nga Maroku):

Historiani i madh Abdul Hadi et Tazzij tregon duke thene: Kur shejh Albani kishte vendosur ta vizitonte Marokun, i tregova mbretit Hasan eth Thani dhe kerkova prej tij që ta priste si musafir i fronit mbretëror, mirpo para se gjithash ia tregova poziten, dhe vleren e shejhut, kështu që mbreti dha urdhër që shejhu te pritet si musafir mbretëror, të përcillet me tri vetura, si dhe të vëndoset ne hotel me pese yje, dhe shum veçori te tjera, e ndër to hapja e shum qendrave në të cilat gjenden dorshkrime te vjetra; e tërë kjo me urdhër mbretëror.
Tregon shejh Abdulhadi: U gëzova shume, e thirra shejhun ashtu që ta përgëzoj edhe atë, mirpo shejhu me të dëgjuar u hidhërua shume, sa që i refuzoi të gjitha ofertat e tyre përvec vizites së qendrave të dorshkrimeve arabe, dhe më tha: Nëse do t’më ndërosh atëher më jep veturën tënde, ndersa per te ndenjur kam vendosur të vizitoj disa hoxhollar që i njoh atje në qytetet të cilat do ti vizitoj.
Thotë shejh Abdulhadi et tazij: Tani isha në hall se si të arsyetohem tek mbreti? Thotë: E thirra mbretin dhe i thash se Albani u falenderon, mirepo ai nuk mundë të zbres tek ju!
Mbreti më tha: Si e ka refuzuar nderimin mbretëror?!!
I thash: Jo refuzim mirpoooo…..
Atëher mbreti më ndërpreu dhe më tha: Ky është dijetarë i madh, dhe besimtarë i sinqerte!
Dhe tha Nuk ka problem, hapjani dyert e qendrave të dorshkrimeve!


[Kjo ndodhi u perfitua nga faqja e dr. Asim el Krjutit, Allahu e ruajte].

Perktheu Bali Sadiku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit