12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Digjen automjetet e diplomatëve turq në Selanik

Më të lexuarat

Persona të panjohur u kanë vënë zjarrin dy automjeteve diplomatike të Turqisë në qytetin e Selanikut.

Burimet diplomatike njoftuan se dy automjetet, të parkuar në dy pika të ndryshme të qytetit, janë djegur në orët e mëngjesit.

Fillimisht, flaka i është vënë automjetit të atesheut turk për Tregti në Selanik, Serkan Buralı, para shtëpisë së tij në qendër të Selanikut, ndërkohë që pas një kohe të shkurtër, në një lokacion prej një kilometrash nga incidenti i parë, me benzinë është djegur edhe automjeti i një diplomate turke e cila punon në një organizatë ndërkombëtare.

Automjetet janë shkatërruar në tërësi përkundër intervenimit të zjarrfikësve, kurse dëme kanë pësuar edhe automjetet përreth.

Incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar.

Policia greke ka nisur hetim në lidhje me zjarrvënien./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit