1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Digjen 11 vetura në Prishtinë (Foto)

Më të lexuarat

Në ora 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë, respektivisht në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”,  është raportuar për zjarr, ku si pasojë janë dëmtuar 11 vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Sipas hetimit fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili  ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit