Digjen 1090 rrënjë ullinj, arrestohen zjarrvënësit

0
42

Tre persona u arrestuan në Tepelenë dhe Vlorë me akuzën e zjarrvënies. Ndërkohë raportohet zyrtarisht se janë djegur 1090 rrënjë ullinj dhe mbi 670 pemë frutore, si dhe një sipërfaqe e madhe me pisha.

Në Tepelenë është arrestuar me akuzën e zjarrvënies shtetasi Mehmet Keqaj i datëlindjes 1959 banor i fshatit Koshtan në Tepelenë. Ai i ka vene zjarrin kullotes me synim rigjenerimin dhe era e forte e ka perhapur zjarrin ne nje zone me peme.

Per pasoje jane djegur 950 rrenje ullinj te mbjelle vetem tre vjet me pare, 350 rrenje qershi dhe 320 fidane bajameje. Zjarri ka rrezikuar edhe disa parcela të tjera me ullinj, po
Zjarret
Zjarret, pasoja edhe në mjedis
Zjarret,qytetarët në Dajt për të ‘shkundur’ Qeverinë
falë ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe punonjësve të policisë Tepelenë me mjete rrethanore pasi zjarrfikësja nuk ka shkuar për mungesë rruge, është bërë e mundur që të shpëtohen parcelat e tjera me ullinj dhe pemë frutore.

Policia e Vlorës arrestoi dy persona, të cilet akuzohen per zjarrvenie me pasoja te renda.Të martën në mbrëmje eshte arrestuar shtetasi Isuf Rakip Lumshi, 64 vjeç akuzohet se ka djegur nje parcele me 80 rrenje ullinj ne fshatin Bestrove. Po të martën është arrestuar shtetasi Sokol Trifon Janku, vjeç 33, banues ne fshatin Poro, komuna Novosele. Arrestimi i tij u be per arsye se i ka vene zjarrin disa materialeve bujqesore, prone e nje shtetasi nga fshati Poro.

Ne Himare nje zjarr ka djegur nje siperfaqe me 60 rrenje ullinj, ne kete rast ngjarja eshte konsideruar aksidentale. Zjarret vijojne ende ne pyjet e parkut te Brozdovecit ne Korce. Situate e renduar eshte edhe ne Puke ku jane rrezikuar edhe disa banesa, vatra zjarri ka ne Kukes, Diber, Shkoder, qarkun e Elbasanit, Vlore, Gjirokaster e Berat. Gjithashtu raportohet qe edhe ne zonen e Krujes ka vatra zjarri.

Vitin e kaluar 20 dënime minimale për ata që ndezën pyjet

Gjyqtarët shqiptarë pavarësisht se njihen çdo verë me gjendjen e vështirë që ndodhet vendi, duke u përfshirë në zjarre nga më të mëdhatë në rajon, japin dënime nga më lehtësueset për piromanet.

Vetem gjate vitit te shkuar jane denuar 20 zjarrvënës, nga të cilët asnjë nuk e ka kaluar dënimin me 2 vjet burg. Por neni 151 i Kodit Penal parashikon nga gjobe deri në pesë vjet dhe kur ka deme te renda materiale deri ne 10 vjet burg. Statistika vjetore e vitit 2011 ne total per nenin 151 tregon per nje politike denimi nga me lehtesueset ne vend per ndoshta krimet me te renda ambientaliste, ekonomike apo edhe financiare per vendin. Ne kete statike perfshihen edhe zjarrveniet e qellimshme kundrejt vetem nje individi apo nje banese te caktuar, i cili pothuajse merr te njejtin vendim me ata qe kane djegur hektare pafund te pyjeve te vendit.

Nderkohe qe shkaterrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, qe parashikohet nga neni 206, pika b, ka vetem nje te denuar me me pak se dy vjet burg.

Fakti qe nga 23 te arrestuarit e vitit te shkuar asnje nuk mori ndonje denim te rende per masakren ambientaliste qe kreu ne vend, gjate 2012, te pakten 55 persona tentuan zjarrvenien e qellimshme, duke e cuar vendin drejt nje gjendjeje kaotike, ne zona te caktuara. shqioperia mebetet vendi me problemtaik ne rajon, sipas edhe vezhgimeve sagtelitore dhe pjesa me e madhe e tyre jane vene nga njerezit me qellim per djegie kullotash ose nga maniake te zjarreve.kohaislame