Diga që do të shkaktojë përmbytjen më të madhe në histori

0
166

Diga Usoi mbi lumin Murgab në Taxhikistan është ndërtuar pas tërmetit në vitin 2011 dhe që nga ndërtimi i saj, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ka shkatërruar një fshat të tërë.

Është e njëjta gjë që “bllokoi” lumin Murgab dhe krijoi liqenin Sarez. Diga natyrale Usoi është 566 metra e lartë që e bën atë digën më të lartë natyrore në botë.

Rajoni ku gjendet liqeni Sarez është shumë i izoluar, dhe në vitin 1911 ishte “fundi i botës”. Madje gjashtë javë janë nevojitur për të kumtuar lajmin për viktimat, shkruan Ozy.

Sot, në rast shpërthimit të digës, direkt do të rrezikohen 30 fshatra në Luginën Bartang, dhe 60 të tjera në rajon.

Ekspertët pajtohen se kolapsi i digës nuk është “ndoshta”, por “i sigurt”, pasi një tërmet eventual do të shkaktojë që diga të shpërthejë.

Nëse kjo ndodh dhe diga shpërthen, uji nga liqeni do të krijonte një valë 30-metra të lartë që do të shkonte poshtë një pellgu të ndërtuar mirë dhe të godasë pesë milionë njerëz, jo vetëm në Taxhikistan, por edhe në Afganistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan, transmeton KosovaPress.

Zgjidhjet inxhinierike, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, janë praktikisht të pamundura për izolimin e liqenit, deri tek i cili mund të arrihet vetëm përmes dy rrugëve që janë të mbyllura në pjesën më të madhe të vitit, për shkak të motit të keq. /kp