18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Dibra tashmë një javë pa raste të reja

Më të lexuarat

Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë paraqiten raste të reja me virusin korona, disa prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetë, ndërsa në Dibër ka një javë që nuk është paraqitur asnjë rast me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

Në Dibër, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë të infektuar gjithsej 49 persona, ndërsa 23 janë shëruar, derisa katër persona kanë ndërruar jetë.

“Janë bërë gjithsej 15 teste. Bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë në trajtim shtëpiak. Sipas rezultateve, tetë prej tyre vazhdojnë me trajtimin në shtëpi, ndërsa shtatë kanë rezultat negativ. Me 16 të shëruar më parë, numri i përgjithshëm i personave të shëruar është 23”, tha kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

Duka apeloi deri te qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër virusit korona.

Sot, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 711 persona ndërsa raste aktive janë 638.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 13 mars ka shpallur gjendje krize në disa vende të vendit, gjegjësisht në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit