Dialogu me Serbinë, senatorët amerikanë sot në Kosovë

0
7

Senatorët amerikanë, Ron Johnson republikan dhe Chris Murphy demokrat do të vizitojnë sot Kosovën.

Në Prishtinë ata do të takohen me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e tyre në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Të dy senatorëve u është ndaluar një vizitë e planifikuar në Moskë, ku do të qëndrojë një delegacion i Kongresit amerikan.

Kujtojmë se dje për vizitë në Prishtinë ishte edhe deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer i cili u takua me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. /tg