1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Diabeti nis të shfaqet në trupin e njeriut 20 vjet para diagnozës

Më të lexuarat

Ndërhyrjet për të parandaluar fillimin e diabetit tek njeriu, duhet të fillojnë shumë kohë para moshës 45 vjeçare, mosha që përgjithësisht konsiderohet si një “prag kritik” për diagnozën. Shenjat e para të sëmundjes metabolike, që ka prekur mbi 425 milionë të rritur në mbarë botën, gjenden në gjak edhe 20 vjet përpara diagnozës.

Ky është rezultati i një studimi japonez, të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD). Por kur lind diabeti? Studimi, i kryer ndërmjet viteve 2005-2016, mori në konsideratë indeksin e masës trupore (IMB), nivelet e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë insulinike të 27.000 pacientëve jo-diabetikë, kryesisht burra midis moshës 30-50 vjeç.

Diabet i tipit 2, që është përgjegjës për 90 për qind të rasteve të diabetit, është i karakterizuar nga glicemia e lartë në kontekstin e një rezistence nga ana e insulinës, një hormon që rregullon sasinë e sheqerit në gjak. Një indeks trupor i rritur, tipik i personave të shëndoshë ose mbipeshë, është ndër faktorët e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, në mesin e personave që u bënë pjesë e studimit, pati 1.067 të diagnostikuar të rinj me diabet. Tek këta të fundit ishte vërejtur një indeks më i madh i masës trupore, nivele më të larta të glukozës dhe rezistencë nga insulina, që 10 vjet më parë nga diagnostikimi.

Të njëjtat këmbana alarmi, por në një masë më të vogël, janë vërejtur tek ata të cilët gjatë hulumtimit kishin pasur një diagnozë të para-diabetit (4.781 persona), një kusht asimptomatik i ndërmjetëm midis të pasurit një shëndet normal dhe diabetit të tipit 2, që mund të zgjasin disa vjet, dhe që karakterizohet nga një nivel i ndryshueshëm i sheqerit në gjak.

Shumica e njerëzve të diagnostikuar me diabet, kalon nëpër një fazë të para-diabetit, dhe shkencëtarët besojnë se shenjat e para të sëmundjes janë të dallueshėm edhe 20 vjet para vetë diagnozës. Duke pasur parasysh se parandalimi në fazën e para-diabetit, nuk është karakterizuar gjithmonë nga një sukses afatgjatë, zbulimi mund të përdoret për të ndërhyrë tek faktorët kyç në stilin e jetës (si pasiviteti i lartë, ose marrja e ushqimeve me indeks të lartë të glicemisë), para se të mbërrihet në “paradhomën” e diabetit të vërtetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit