9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dhurata për qasje pozitive

Më të lexuarat

Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një gur të madh në rrugën kryesore, i cili njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht; roja i tij vëzhgonte sjelljet e njerëzve dhe më vonë informonte perandorin!

I pari që kaloi ishte një tregtar i madh i vendit. E shikoi tregtari gurin dhe u nevrikos. Filloi ta kritikoj atë që e kishte vendosur aty, pa e ditur se ai ishte Perandori. U soll tregtari para dhe prapa gurit duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.

Personi i dytë që kaloi ishte një ndërtues godinash. Edhe ai, veproi njëjtë sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai ishte më pak autoritativ se sa i pari.

Një herë aty pari kaluan tre shokë të rinj që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit dhe filluan të talleshin me vendin e tyre. Atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.

Pasi kaluan disa ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër i cili nuk gjë, por përvjeli mangët e tij dhe me mund të madh largoji shkëmbin.
Kur bujku largoi gurin, aty prapa shkëmbit gjeti një qyp me ari dhe një letër në të cilën thuhej: “Nga Perandori…, tek ai i cili e largon gurin. Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit, në vend se të fillosh të ankohesh.”

URTËSIA:
Çdo njëri prej nesh le të shikoj se me çfarë probleme ballafaqohet dhe a mund t’i zgjidh ato me lehtësi para se të filloj të mendojë për ankesa.

Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit