10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dhunonte fëmijë në kopsht, 5 muaj burg ish-edukatores

Më të lexuarat

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj e 20 ditë burg ish-edukatoren e një kopshti privat në kryeqytet, të kallëzuar për dhunë ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës.

E pandehura Denida Rexhepi është deklaruar fajtore për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”.

Ajo u kallëzua në qershor të vitit 2017 nga dy prej prindërve të fëmijëve. Ata konstatuan veprimet e edukatores nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit pranë rrugës “Nikolla Lena”, të përdorura edhe si provë në gjykim.

Gjatë hetimit dhe gjykimit ish-edukatorja ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Ajo ka pretenduar se i ka tërhequr vëmendjen të miturve, por nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Rexhepi ka kundërshtuar dënimin në Gjykatën e Apelit ku kërkon deklarimin e pafajshëm të saj./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit