12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, reagon edhe Kina: të kthehet sa më parë normaliteti

Më të lexuarat

Kina ka thënë se mbështet përpjekjet e Myanmar-it për “të mbrojtur stabilitetin”, ndërsa rritet presioni për t’i dhënë fund dhunës që ka detytuar më shumë se 300,000 muslimanë të Rohingya të ikin në Bangladesh.

Rreth 370,000 refugjatë Rohingya kanë mbërritur në Bangladesh që nga 25 gushti, prej 313,000 që ishin evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.

Zyrtari i lartë i të Drejtave të Njeriut i OKB-së ka denoncuar Myanmar-in e njohur ndryshe edhe si Birmania, për kryerjen e një “operacioni të egër ushtarak” kundër Rohingya, duke e quajtur atë një “shembull të doracakëve për pastrim etnik”.

Qeveria e vendit me shumicë budiste, thotë se forcat e saj të sigurisë po luftojnë kundër militantëve të Rohingya pas një shpërthimi të dhunës dhe po bëjnë gjithçka që munden për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha se Kina dënon dhunën në shtetin Rakhine.

Sipas “The Straits Times”, ai tha: “ne mbështesim përpjekjet e Myanmar-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetin Rakhinë dhe shpresojmë se rendi dhe jeta normale do të kthehen sa më parë”.

“Ne mendojmë se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë përpjekjet e Myanmar-it në ruajtjen e stabilitetit të zhvillimit të saj kombëtar”, shtoi ai.

Qeveria thotë se rreth 400 vetë u vranë në luftimet në shtetin Rakhine, në pjesën perëndimore.

Shtetet e Bashkuara thanë se zhvendosja e dhunshme e myslimanëve Rohingya, tregoi se forcat e sigurisë nuk po mbronin civilët.

Uashingtoni ka qenë një mbështetës i fuqishëm i tranzicionit të Myanmar-it nga dekadat e sundimit të ashpër ushtarak, të udhëhequr nga laureatja e çmimit Nobel për Paqe Aung San Suu Kyi.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të sigurisë që të respektojnë sundimin e ligjit, të ndalojnë dhunën dhe t’i japin fund zhvendosjes së civilëve nga të gjitha komunitetet”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ministria e jashtme e Myanmar-it tha pak para se të lëshohej deklarata e SHBA-së, se ishte gjithashtu e shqetësuar për vuajtjet.

Ajo tha se forcat e saj po kryenin detyrën e tyre legjitime për të rivendosur rendin, në përgjigje të akteve të ekstremizmit.

“Qeveria e Myanmar-it ndan plotësisht shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me zhvendosjen dhe vuajtjet e të gjitha komuniteteve të prekura nga përshkallëzimi i fundit i dhunës i nxitur nga aktet e terrorizmit,” tha ministria në një deklaratë.

Ajo e konsideron popullësinë Rohingya si emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi fqinj dhe e mohon shtetësinë e tyre, edhe pse shumë familje kanë jetuar atje për breza.

Raportet e paverifikuara nga refugjatët dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë paraqitur pamje të sulmeve në shkallë të gjërë në fshatrat Rohingya në veri të shtetit Rahkine nga forcat e sigurisë dhe budistët etnikë, të cilët kanë djegur shumë fshatra muslimane.

Autoritetet mohojnë akuzat dhe thonë se rreth 30,000 fshatarë budistë janë zhvendosur gjithashtu, duke ikur në qytetet në jug.

Të shtunën, Myanmar-i refuzoi një armëpushim të deklaruar nga ushtria kryengritëse Arsa për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave për mijëra njerëz të zhvendosur dhe të uritur në veri të shtetit Rakhine, duke deklaruar se nuk negocion me terroristët.

Bangladeshi po kërkon ndihmë pasi po përpiqet të përballet me refugjatët më të fundit të fluksit të Rohingya, të cilët janë bashkuar me më shumë se 400,000 të tjerë që tashmë janë atje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit