1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Dhuna dhe terrorizmi nuk gjejnë referencë në Islam”

Më të lexuarat

Görmez: Ndërgjegjja e Muslimanit nuk e pranon kurrë terrorin

VAN (AA) – Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Görmez në një takim të zhvilluar në qytetin Van lexoi deklaratën e mbledhjes tre ditore të konsulencës me krerët e Myftinive të qyteteve të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Çështjeve fetare të Turqisë Görmez, duke vënë në dukje se kanë organizuar një mbledhje me Myftinjtë e qyteteve të cilat quhen si ”qytete të plagosura” si Dijarbakër, Sur, Xhizre, Silopi, Silvan, Nusajbin Dargeçit dhe Idil tha: ”Organizatat terroriste të cilat nuk kanë asnjë vlerë njerëzore çdo ditë e më shumë po mundohen ta bëjnë fenë pjesë e një propagande të tyre. Majde po mundohen të ngrejnë insitucione me tematikë fetare. Janë duke shfaqur pamje të cilat janë larg nga realiteti fetar. Në këtë mënyrë po mundohen të largojnë zemrat e qytetarëve tanë të cilët janë pjesë e Islamit gjatë gjithë historisë së kësaj feje”.

– ”Ndërgjegjja e Muslimanit nuk e pranon kurrë terrorin” –

”Nuk duhet të harrojmë që asnjë e drejtë apo kërkesë shoqërore nuk mund të jetë shkak i terrorit dhe dhunës. Dhuna dhe terrori nuk mund të jenë kurrë referencë në Islam. Terrori është një krim kundër njerëzimit. Ndërgjegjja e muslimanit nuk e pranon kurrë terrorin. Sikurse me çfardo lloj llogjike apo titulli, një musliman nuk mund të jetë kurrë pjesë e terrorit, as terrori nuk mund të jetë pjesë e Islamit. Edhe terrori nuk mund jetë temë e fetvave të fesë Islame” ka shtuar në vijim të fjalës së tij kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë Görmez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit