20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

DHJETËRA VIKTIMA NGA TËRMETET NË IRAN

Më të lexuarat

Deri në 50 persona janë mbytur dhe 400 janë lënduar nga dy tërmete që kanë goditur Iranin veri-perëndimor, njofton AFP duke cituar një deklaratë të kreut të shërbimeve emergjente të Iranit dhënë agjencisë së lajmeve ISNA.

“Sipas raporteve të fundit, rreth 40-50 njerëz kanë vdekur nga tërmeti i sotëm. Rreth 400 janë lënduar dhe janë transportuar në Tabriz dhe Ardebil” e ka cituar agjencia INSA Golamreza Masoumin

Dy tërmetet e forta goditën Iranin veriperëndimor, duke shkaktuar panik në mesin e rreth 1.5 milion banorëve të qytetit të Tabrizit si dhe përtej kufirit, në Armeni.

Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit ka thënë se tërmeti i parë prej 6.2 të shkallës Rihter kishte epiqendrën rreth 60 kilometra nga Tabrizi.

Ky tërmet u pasua nga një tërmet tjetër prej 6 shkallë të Rihterit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit