10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dhjetëra mijëra sirianë mësyjnë Turqinë

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra sirianë janë larguar në drejtim të kufirit të Turqisë për të shpëtuar nga luftimet e ashpra pranë qytetit verior Aleppo.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë të entjen se deri në 70 mijë njerëz mund të drejtohen kah kufiri i Turqisë, derisa një grup monitorues tha se ky numër është rreth 40 mijë.

Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar pranë qytetit më të madh të vendit.

Rreth 300 mijë njerëz besohet se janë të bllokuar në Aleppo, pasi rruga kryesore e furnizimit të kryengritësve është shkatërruar nga forcat qeveritare gjatë një ofenzive që ka ngjarë teksa bisedimet për paqe në Gjenevë, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, kanë nisur këtë javë.

Bisedimet janë pezulluar të mërkurën dhe të njëjtat pritet të vazhdojnë më 25 shkurt.

Ahmet Davutoglu e ka akuzuar Rusinë dhe mbështetësit e tjerë të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, për “krime lufte”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit